E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deputeti Grubi ambasadorin austriak Bauer
Qytetarët e Maqedonisë pa përjashtim kërkojnë integrim në NATO dhe BE.


Sot në Kuvendin e Maqedonisë në Shkup, deputeti i BDI-së Artan Grubi ka pritur në një takim pune Heidi Guerer, drejtoreshë për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, si dhe ambasadorin e Austrisë, Mihael Bauer.

Grubi dhe bashkëbiseduesit austriak kanë diskutuar për krizën politike në Maqedoni, situatën e sigurisë në vend, konferencën e Vienës si dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Grubi njohtoi mysafirët për qëndrimet e kryetarit Ahmeti në dialogun politik midis liderëve të 4 partive më të mëdha në vend si dhe prezentoi pikëpamjet konkrete të BDI-së për dalje sa më të shpejtë nga kriza e thellë politike që ka kapluar vendin.

"BDI po përpiqet që të jetë pjesë konstruktive e zgjidhjes sa më të shpejtë të ngërçit politik dhe njëkohësisht mos të kontribuoj në thellimin e krizës", tha në takim Grubi.

Në lidhje me ngjarjet e Kumanovës, Grubi theksoi nevojën e bashkëpunimit të afërt midis institucioneve të Maqedonisë dhe të Kosovës në drejtim të shkëmbimit të informacioneve dhe komunikimit të përhershëm si dhe nevojën për ndihmë ndërkombëtare në hetimin e këtij rasti kaq të rëndë me implikime rajonale.

Grubi gjithashtu shprehu shqetësim rreth deklaratave të njëpasnjëshme të ministrit të Jashtëm Rus, Sergej Lavrov, si dhe Ministrisë në Moskë rreth zhvillimeve në Maqedoni, duke thënë që ato qëndrime nuk janë në përputhje me përcaktimet e qytetarëve të Maqedonisë dhe të rajonit të cilët pa përjashtim kërkojnë integrim në NATO dhe BE.

"Pikërisht për këtë, vendi patjetër duhet të tejkalon krizën dhe ta rikthen fokusin në agjendën prioritare të integrimit euroatlantik, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet që më fuqishëm ta përkrah këtë proces", theksoi mes tjerash deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Publikuar: 22.05.2015 | 11:56
Lexuar: 405 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime