E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryesia ka vendosur mos vazhdojë bashkëpunimin me tre futbollistë, të cilët me përfundimin e sezonit mbetën të lirë. Miliev, Mitrov dhe Vukçeviç, prej sot nuk janë pjesë e Shkëndijës.
Shkëndija ndahet me Miliev, Mitrov dhe Vukçeviç!
Një ditë pas mbylljes së sezonit garues 2014/2015 në të cilin Shkëndija u ndal në pozitën e tretë dhe siguroi pjesëmarje në eliminatoret e Liga Evropës, vijnë lëvizjet e para në skuadër. Yordan Miliev, Ivan Mitrov dhe Nikolla Vukçeviç kanë përfunduar qëndrimin e tyre te Shkëndija dhe nuk do të jenë pjesë e ekipit në të ardhmen. Kryesia e klubit dhe tre futbollistët me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur që mos të ketë vazhdim të bashkëpunimit, pasi të njëjtëve me mbylljen e sezonit u skaduan kontratat me ekipin ‘kuqezi’. Mbrojtësi bullgar Yordan Miliev në skuadër erdhi janarin e vitit 2014 kur firmosi kontratë 18-të muajshe. Mesfushori Ivan Mitrov verën e kaluar i’u bashkua skuadrës me kontratë një vjeçare, ndërsa merkaton e janarit të 2015 për 6 muaj firmosi mbrojtësi malazez Nikolla Vukçeviç. Pikërisht ky i fundit insistoi që të publikojmë një përshëndetje publike për gjithë ata që e rrethuan gjatë qëndrimit në Shkëndijë.

“Është e pazakonshme kjo ndjenjë, mirëpo unë nuk gjej fjalë të përshkruaj njerëzit këtu në Tetovë dhe Shkëndijë. Respekt për të gjithë. Unë kam luajtur gjithandej, por më besoni se si këtu s’kam parë askund. Në Shkodër më respektojnë si hero, duke ditur paraqitjet që kam pasur për Vllazninë, mirëpo Shkëndija është një dimension tjetër. Fjalët më të mira për drejtuesit, kryesinë, stafin teknik, bashkëlojtarët, personat teknik dhe kuptohet tifozët e merkullueshëm në krye me ‘Ballistët’. Në aspektin profesional më vjen keq që nuk u gjeta si duhet, nuk dhashë atë që dij dhe mundem dhe këtu nuk ka shumë për tu shtuar. Futbolli sjell fitore dhe humbje, bashkime dhe ndarje dhe më e rëndësishme në këtë moment është që unë largohem me ndjenjat më të mira për ju dhe me një eksperiencë që s’do e haroj kurrë. Me këtë qasje, jam i sigurtë se Shkëndijën e pret një e ardhme e ndritur”, deklaroi mbrojtësi malazes, Nikolla Vukçeviç.

“Kam kaluar një periudhë shumë të mirë dhe falenderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë deri sa isha pjesë e Shkëndijës. Uroj klubin të ngritet sipas planeve, ndërsa të gjithë do të mbesin gjithmonë miq të mi”, ishte përshëndetja e fundit e bullgarit, Yordan Miliev.

“Ishte nder dhe kënaqësi që isha pjesë e Shkëndijës këto 12-të muaj, të cilat gjithmonë do të mbesin në kujtesën time nga respekti dhe trajtimi që kam pasur në Tetovë. Jam krenar që në debutimin tim shënova gol që ndihmoi Shkëndijën të arrijë fitoren e parë në Evropë. Më vjen keq që tani po ndahemi, mirëpo futbolli është i këtillë dhe duhet të pajtohemi edhe me situata si kjo. Shkëndijës i uroj shumë suksese në të ardhmen, pasi edhe tifozeria tetovare meriton shumë fitore dhe tituj”, deklaroi Ivan Mitrov.

Kryesia e Shkëndijës me këtë rast falenderon tre futbollistët për kontributin dhe profesionalizimin e treguar deri sa ishin pjesë e klubit, duke u dëshiruar shumë suksese në karrierë dhe gjithë të mirat në jetë.

Publikuar: 25.05.2015 | 23:09
Lexuar: 529 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime