E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Trashësia thotë ai, nuk i ka penguar, por mezi ka pritur për të rifituar linjën e tij të zakonshme. Për Farrell-in nuk është hera e parë që ndryshoi në mënyrë drastike pamjen.
Sherri i rolit, shtoi 20 kilogramë
Aktori irlandez për qëllimet e rolit, të personazhit të David-it fatkeq në dashuri, e ka ndryshuar mënyrën e tij të të ngrënit. Ai konsumoi vetëm pica, hamburger dhe akullore nga disa herë në ditë. “Unë duhej të shtoja 20 kilogramë për rolin tim në filmin ‘The Lobster’. Kam stërngopur veten për tetë javë rresht, për të përmbushur pritjet e produksionit”, thotë Colin Farrell, 38-vjeçar.

Trashësia thotë ai, nuk i ka penguar, por mezi ka pritur për të rifituar linjën e tij të zakonshme. Për Farrell-in nuk është hera e parë që ndryshoi në mënyrë drastike pamjen.

Në komedinë e vitit 2011, “Horrible Bosses”, ai ka luajtur rolin e një krimineli. Atëherë përveç se ka fituar 20 kilogramë më shumë, kishte bërë një stil tullac për disa javë. Irlandezi në mënyrë të përsëritur ka bartur një mjekër të trashë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit në rrugë nuk e kanë njohur, por aktori thotë se është mësuar me ndryshimet e shpeshta të pamjes.

“Nëse ju nuk jeni të gatshëm për të ndryshuar diçka në veten tuaj, vështirë se mund të mendoni për këtë biznes”, tha në fund Colin Farrell për mediat e huaja. /Zëri/
Sherri i rolit, shtoi 20 kilogramë

Publikuar: 27.05.2015 | 15:28
Lexuar: 565 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime