E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumica e qytetarëve, sipas hulumtimit, perceptojnë stagnim në BE integrimin në krahasim me muajin mars të vitit 2014.
Sondazh: Qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë në BE, por pa ndryshime të emrit

Mbështetja për anëtarësimin e Maqedonisë në BE është ende e madhe dhe e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar. Faktori "ndryshimi i emrit" të shtetit te një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve është ndikues gjatë mbështetjes së tyre për procesin eurointegrues. Shumica e qytetarëve e mbështesin hyrjen në BE pa lëshime për emrin e shtetit - 58,8%, përderisa afër një të katërtës mbështesin hyrje madje edhe me lëshime për emrin 23,8%. Anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk e mbështesin 13,6% e të anketuarve.

Këto janë rezultate nga hulumtimi në terren i mendimit publik për BE integrimet e Maqedonisë, të bërë në periudhën nga muaji shkurt deri në muajin mars të këtij viti me 1.603 të anketuar në gjuhën shqipe dhe maqedonase në kuadër të projektit "Rrjeti qytetar për parandalimin e përplasjes së interesave në administratën publike" që e zbaton Instituti për demokraci "Societas Civilis" Shkup (IDSCSH). Projekti është financuar nga BE-ja dhe është implementuar nga ana e IDSCSH, Institutit për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare "Ohër OI" dhe Institutit të Maqedonisë për mediume (IMM).

Shumica e qytetarëve, sipas hulumtimit, perceptojnë stagnim në BE integrimin në krahasim me muajin mars të vitit 2014. Është zvogëluar perceptimi se Maqedonia ka përparuar në procesin e BE integrimeve, ndërsa është rritur përqindja e të anketuarve të cilët konsiderojnë se aspak nuk ka përparuar ose ka ndodhur kthim mbrapa. Në vitin 2014, pjesa më e madhe e të anketuarve kanë konsideruar se Maqedonia deri diku ka përparuar, përderisa në vitin 2015 numri më i madh i të anketuarve mendojnë se Maqedonia pak ose aspak nuk ka përparuar - gjithsej 57,3%.

Ekziston dallim i dukshëm në krahasim me vitin 2014 rreth perceptimit për gatishmërinë e Maqedonisë për anëtarësim në BE. përderisa vitin e kaluar qytetarët ishin pothuajse të ndarë për këtë çështje, në vitin 2015 shumica e qytetarëve konsiderojnë se Maqedonia nuk është e gatshme për anëtarësim në BE - 57,2%. Ky qëndrim është më shumë i përhapur te të rinjtë midis 18 dhe 29 vjet.

Midis vitit 2014 dhe 2015 shënohet ulje e vogël e mendimit se arsyeja kryesore për atë që Maqedonia ende nuk është pjesë e BE-së, janë vendet fqinje. Në muajin mars të vitit 2015, 43,8 për qind e të anketuarve mendojnë se arsyeja kryesore janë fqinjët. Ky mendim është ende më i përhapur ndër qytetarët.

Pjesa më e madhe e maqedonasve etnikë konsiderojnë se shkaku kryesor për atë që Maqedonia nuk është pjesë e BE-së janë fqinjët 46,1%, ndërsa të njëjtën e mendojnë edhe 37,2% e shqiptarëve etnik. Shumica e shqiptarëve mendojnë se arsyeja kryesore është mosrealizimi i reformave vendore - 50,3%, ndërsa të njëjtën e mendon edhe diçka më shumë se një e katërta e maqedonasve të anketuar - 26,7%.

Publikuar: 01.06.2015 | 12:38
Lexuar: 529 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime