E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë libër, sipas saj, ka edhe shembuj të tjerë nga të gjitha nacionalitetet dhe kjo ilustrohet më së miri me shembujt e fotokopjuar nga ky libër.
Ameti: Nuk duhet fajësuar ministrin apo Qendrat tjera. Disa media keqinterpretuan


Informatat që u plasuan në media dhe portale për pyetjet e lëndës Edukimi Qytetar, të cilat u klasifikuan si pyetje me tendenca raciste janë të pavërteta. Kështu vlerëson drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve Mirushe Ameti, sipas së cilës janë marrë për bazë dhe janë krahasuar vetëm dy shembuj për të nxitur revoltë ndëretnike.

Në këtë libër, sipas saj, ka edhe shembuj të tjerë nga të gjitha nacionalitetet dhe kjo ilustrohet më së miri me shembujt e fotokopjuar nga ky libër.

“Janë të përfshira emra të nacionaliteteve tjera, nuk janë të përfshira emrat e vetëm dy nacionaliteteve, të cilët kanë nxitur keqkuptim ndëretnik dhe kanë shkaktuar revoltë tek shumë shkolla, të cilat janë vlerësuar dhe do të vlerësohen deri më 10 qershor”, deklaroi drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Mirushe Ameti.

Nga kjo qendër nuk mohojnë faktin se ka pasur probleme të natyrave të ndryshme si ato teknike dhe përmbajtjesore, por nxënësit mund të parashtrojnë ankesë deri te komisionet shkollore.

Pas shpalljes së rezultateve preliminare, nxënësit kanë të drejtë që në afat kohor prej tre ditësh të parashtrojnë ankesën.

“Ka mungesa të fotografive, formula apo pyetjet janë parashtruar në gjuhë tjetër dhe janë të pakuptueshme, në këto raste mund të parashtrohen ankesa deri te Komisioni shkollor, ajo dërgohet deri te qendra dhe komisioni profesional, ata e shqyrtojnë dhe nëse ankesa është e bazuar, ato pyetje do të merren parasysh dhe pikat do t’u kthehen nxënësve”, tha drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Mirushe Ameti.

“Ne jemi institucion i pavarur dhe desha të potencoj atë se nuk duhet fajësuar as ministrin e as Ministrinë apo qendrat e tjera me të cilat ne bashkëpunojmë si Qendër për Provime Shtetërore, për ta realizuar gjithë projektin i cili është vërtetë projekt gjigant. Bashkëpunëtor tjerë kemi edhe dy qendrat të cilat gjithashtu janë te njohura edhe për mediumet edhe për publikun siç janë Qendra për Zhvillim të Arsimit edhe Qendra për Arsim profesional dhe trajnime, dmth ato i kemi bashkëpunëtor shumë te afërt të cilët bashkëpunojmë, koordinojmë dhe e realizojmë të gjithë testimin ekstern”, ka thënë tutje Ameti, njofton Aktuale.mk.

Rezultatet preliminare nga testimi ekstern pritet të shpallen më 12 qershor, ndërsa ankesat që do të parashtrohen pas kësaj periudhe janë pa pagesë.

Publikuar: 03.06.2015 | 17:54
Lexuar: 793 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime