E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas kabinetit të Besimit, temë e diskutimeve ka qenë avancimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve në drejtim të mbështetjes së euro-integrimit.
Besimi takohet në Athinë me Koxias
- Fqinjët nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të jenë miq të mirë, deklaroi zëvendëskryeministri për integrime evropiane Fatmir Besimi në takimin e sotëm në Athinë me ministrin grek të Punëve të Jashtme Nikos Kozias.

"Patëm diskutim të sinqertë dhe të hapur mes miqve. Ky është takimi i parë dhe ndoshta është befasi që biseduam si miq, por fqinjët nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të jenë miq të mirë. Mendoj se diskutimi i sinqertë që e kemi pasur për vizionin e Ballkanit Perëndimor është e ardhmja për stabilitet, paqe, prosperitet, vlera të demokracisë, sundim të së drejtës, liri të shprehjes, lëvizjes. Të gjitha vlerat të cilat janë të përbashkëta për shoqëritë tona", theksoi Besimi.

Ai shtoi se në takimin me Koziasin nuk ka folur vetëm për vizionet, por edhe për mënyrat se si këto vizione të shndërrohen në realitet. Në raport të çështjeve të cilat janë ende më të hapura mes dy vendeve, Besimi theksoi se me Koziasin janë dakorduar se ndoshta ka mundësi që çështjet e hapura të zgjidhen.
Besimi takohet në Athinë me Koxias

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë informon se është biseduar edhe për propozimet për masat për ndërtim të besimit dhe zgjidhje të çështjes së emrit.

"Këto ide janë të mirëseardhura. Si dhe nisma ta vizitojë vendin tim. Si mundemi të mendojmë t'i zgjidhim çështjet e hapura pa biseduar, pa nisma", tha Besimi dhe theksoi se Koziasi është i mirëseardhur në Shkup, duke shfaqur shpresë se do të hasë në mikëpritje të njëjtë të ngrohtë.

Në takimin e sotëm në Athinë është përsëritur edhe se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është diçka që pritet të sjellë paqe të përmbajtur dhe stabilitet në rajon.

"Agjenda e Selanikut dhe konkluzionet e ministrave dhe deklarata e sotme e ministrit të Punëve të Jashtme japin porosi të qartë se ka shpresë për rrugën euroatlantike për vendin tim dhe për rajonin", theksoi Besimi.

Në pyetjen e gazetarëve nëse beson se vizita e sotme do të jetë nga ndihma për Maqedoninë pas Kumanovës, jostabiliteti politik me të cilën për momentin përballet vendi edhe pas ndërmjetësimit të komisarit Han, Besimi tha:

"Definitivisht. Vizita ime në Greqi është për ndihmë edhe pa këto ngjarje të cilat ndodhën në vendin tim. Duhet të tregoj se në raport të situatës politike vij si optimist më i madh, se sa ajo të ishte javën e kaluar. Të hënën ishte arritur marrëveshje mes liderëve politik për konceptin si të lëvizim përpara në këtë situatë, kush do t'i ndihmojë jo vetëm stabilitetit ekonomik, por do të kontribuojë edhe për implementim më të shpejtë të agjendës për reforma në vendin tim. Dhe kuptohet, ajo do të jetë edhe reflektim pozitiv në procesin tonë euroatlantik.

Ministri grek i Punëve të Jashtme në takim e ka shprehur mbështetjen për bisedimet ndërmjet partive politike dhe komisarit evropian Han.

"Diskutuam për ëndrrat dhe shpresat tona për Ballkanin dhe veçanërisht për Ballkanin Perëndimor. Për mënyrat me të cilat mund të orvatemi edhe më shumë ta stabilizojmë pjesën tonë të botës, i komentuam bisedimet që po zhvillohen për çështjet për emrin, ndërsa diskutuam edhe për masat për ndërtimin e besimit", infomroi Kozias.

Ai tha se në ditët në vijim drejtori politik në MPJ greke do të udhëtojë për në Shkup me qëllim që të bisedojë për gjithë këtë. Në fund të muajit edhe Kozias do ta vizitojë Shkupin, me ç'rast, "sigurisht do t'i vazhdojmë diskutimet e sotme".

"Diskutimin e nxehtë që e patëm ishte i hapur, i sinqertë dhe na dha shpresë për bazë të mirë për të ardhmen e dy vendeve tona fqinje", tha Kozias dhe i dëshiroi mirëseardhje Besimit me ç'rast theksoi se ka qenë kënaqësi të bisedohet me të.

Në pyetjen e gazetarëve nëse mund të japë shembull konkret nga lista e masave për ndërtimin e besimit, Kozias tha se lista me masa do të publikohet në Shkup, ku drejtorët politikë nga të dy ministritë tashmë kanë biseduar. Ai theksoi se masat duhet flillimisht të dakordohen, ndërsa pastaj të publikohen.
Besimi takohet në Athinë me Koxias

"Siç zakonisht them, kur njerëzit negociojnë, nuk është mirë të flitet për ato punë. Por atë që mund ta them është se pas tri takimeve në Budapest, Rigë dhe Antali me kolegun tim, ministrin e Punëve të Jashtme të vendit fqinj, secili nga ne përpiloi listë të propozimeve dhe pamë se në njërën mënyrë apo tjetrën, një pjesë e madhe e masave përputhen", tha Kozias dhe shtoi se nevojiten sqarime të mëtejshme nga të dyja palët me qëllim që të konfirmohet çfarë saktë mendon pala tjetër për punët të cilat duken identike.

Shefi i diplomacisë greke informon edhe se për më shumë masa ka kërkuar asistencë nga komisari evropian Han që të mund të formësohen programe të cilat do të mund të financohen nga BE-ja në suaza të potenciales, dhe, siç tha, "shpresoj në marrëveshje të vërtetë për masat për ndërtimin e besimit". (MIA)

Publikuar: 04.06.2015 | 16:33
Lexuar: 525 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime