E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studimet gjermane tregojnë se femrat që kalojnë nëpër menopauzë dhe që konsumojnë dozën e rekomanduar ditore të këtyre farave, e reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit në më shumë se 23 për qind.
Mposhtni sëmundjet me fara të kungullit















Një mrekulli e vogël e natyrës, për të cilën nuk jemi aq të vetëdijshëm për vlerën e tyre ushqyese, janë farat e kungullit. Ato ndihmojnë në luftën kundër qelizave kancerogjene, por edhe kundër një humori të keq.

Farat e kungullit janë të pasura me proteina, magnez, fibra, mangan dhe fosfor. Në mënyrë që të forcojmë sistemin imunitar dhe të ndihmojmë trupin për të zhvilluar qelizat, të përmirësojmë gjumin, shikimin dhe lëkurën, kemi nevojë për zink.

Dhe pikërisht farat e kungullit përmbajnë një përqindje të lartë të zinkut. Këto fara të mahnitshme përmbajnë kompozime që ndihmojnë trupin të luftojë kundër qelizave kanceroze.

Studimet gjermane tregojnë se femrat që kalojnë nëpër menopauzë dhe që konsumojnë dozën e rekomanduar ditore të këtyre farave, e reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit në më shumë se 23 për qind.

Vaji nga farat e kungullit është shumë efektiv në trajtimin e prostatës së zgjeruar, shkruan gazeta Zëri.

Ky vaj përmban fitokemikale dhe antioksidues që luftojnë radikalet e lira në trup dhe kështu parandalon formimin e qelizave që shkaktojnë kancerin.

Ato janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe janë përbërësit kyç në luftën kundër peshës së tepërt. Një grusht fara përmbajnë një mesatare prej pesë gram të proteinave, gjë e cila ju ndihmon të ndiheni të ngopur.

Farat e kungullit janë të rekomanduara për shëndetin mendor dhe trupor, si dhe ndihmojnë për të luftuar stresin.

Një filxhan me fara kungulli përmban rreth 285 kalori, kështu që nuk është e këshillueshme që të konsumoni më shumë se 30 gram të këtij ushqimi shumë kalorik.

Publikuar: 04.06.2015 | 21:28
Lexuar: 555 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime