E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Merkel tha se Rusia mund të vazhdojë të marrë pjesë në vendime ekonomike globale në grupin më të gjerë në G20.
Merkel: E pa imagjinueshme ribashkimi i Rusisë me G7
Kancelarja gjermane Angela Merkel edhe një herë tha se është e “paimagjinueshme” për Rusinë të ribashkohet me Grupin e Shtatë fuqive ekonomike (G7), pas aneksimit të Krimesë.

“Pjesëmarrja e Rusisë në këtë moment është e paimagjinueshme. G7 është një grup i shteteve që ndajnë vlera siç është demokracia dhe sundimi i ligjit”, tha kancelarja në intervistën dhënë për DPA.

“Parimet tona përfshijnë edhe faktin që ne mbrojmë ligjin ndërkombëtare dhe paprekshmërinë e kufijve kombëtarë, sepse ato formojnë bazën e rendit tonë shoqëror në botë. Në anën tjetër, aneksimi i Krimesë ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha Merkel.

Merkel tha se Rusia mund të vazhdojë të marrë pjesë në vendime ekonomike globale në grupin më të gjerë në G20.

“Ne nuk mund të zgjidhim konflikte të caktuara siç është rasti i konfliktit në Siri pa Rusinë. Për këtë arsye unë qëndroj në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin Vladimir Putin”, tha ajo.

Publikuar: 05.06.2015 | 10:43
Lexuar: 461 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime