E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas specialistëve, pavarësisht moshës që mund të keni ju mund të mbroni kockat tuaja duke u ushqyer mirë, duke bërë ushtrime dhe qëndruar larg cigares.
Si mund t’i mbroni kockat tuaja?











A e dinit se moskryerja e ushtrimeve, mosmarrja e mjaftueshme e kalciumit dhe konsumimi i tepërt i kripës dëmtojnë kockat tuaja?

Sipas specialistëve, pavarësisht moshës që mund të keni ju mund të mbroni kockat tuaja duke u ushqyer mirë, duke bërë ushtrime dhe qëndruar larg cigares.

Ndërkohë që trupi dhe hormonet tuaja ndryshojnë, ju duhet të bëni disa gjëra për të mbrojtur eshtrat.

- Ushqimi: Një ushqyerje e shëndetshme mbështet zhvillimin e eshtrave. Konsumoni shumë perime, fruta dhe produkte me pak yndyrë të qumështit.

Krahas kësaj, femrat të cilat rrezikohen më shumë nga shkrirja e kockave duhet të marrin dhe 1000 mg kalcium në ditë dhe 400-800 IU Vitaminë D.

Pas moshës 45-50 vjeç, femrat duhet të konsumojnë më shumë kalcium dhe vitaminë D. Stili i ushqyerjes me shumë kripë lidhet me hedhjen jashtë trupit të kalciumit. Për këtë arsye mundohuni të qëndroni larg kripës.

- Ushtrimet: Ushtrimet fizike kanë një efekt më të madh se konsumimi i kalciumit. Të vraposh, të ngresh pesha, të kërcesh me litar janë rrugët më të mira të forcimit të eshtrave.

- Duhani: Nëse bëjmë një krahasim me femrat që nuk e pinë fare cigaren rezulton se hormonet tek femrat duhanpirëse pakësohen më shpejt dhe në lidhje me këtë bie dhe dendësia e kockës e rritet rreziku i shfaqjes së osteoporozës.

Publikuar: 14.06.2015 | 00:34
Lexuar: 499 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime