E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, në të cilën u fol për krijimtarinë e brezit të ri të krijuesve - për kahet dhe tendencat zhvillimore të letërsisë moderne shqiptare, morën pjesë 16 studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Profesorët e USHT-së morën pjesë në tryezën shkencore të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës








Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Seksioni i Gjuhësisë dhe Letërsisë, organizoi në Prishtinë tryezën shkencore me temë: “Zhvillimet e reja në letërsinë shqiptare”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, në të cilën u fol për krijimtarinë e brezit të ri të krijuesve - për kahet dhe tendencat zhvillimore të letërsisë moderne shqiptare, morën pjesë 16 studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në mesin e studiuesve të ftuar në këtë eveniment qenë dhe tre profesorë, mësimdhënës të katedrës së Gjuhës dhe letërsisë shqipe të Universitetit Shtetëror të Tetovës: Doc. dr. Fatmir Sulejmani, Doc. dr. Salajdin Salihi dhe Mr. sc. Vjollcë Berisha, kontributi i të cilëve u mirëprit nga studiuesit pjesëmarrës dhe nga të pranishmit tjerë.

Me temën “Leksiku i ri poetik dhe rrugëtimi i figurës në poezinë e sotme shqipe” u prezantua Mr.sc.Vjollcë Berisha, Doc.dr. Salajdin Salihu me “Letërsia shqipe në Maqedoni pas viteve 90” dhe Doc.dr. Fatmir Sulejmani paraqiti para pjesëmarrësve temën “Zhvillimet e reja në krijimtarinë letrare të shqiptarëve të Maqedonisë”.
Në këtë tryezë shkencore, pjesëmarrësit folën për perspektivën dhe problemet në letërsinë shqiptare; për letërsinë e sotme dhe të së djeshmes, si dhe për letërsinë shqiptare pas viteve të ’90-ta.
Profesorët e USHT-së morën pjesë në tryezën shkencore të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Profesorët e USHT-së morën pjesë në tryezën shkencore të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Publikuar: 16.06.2015 | 18:23
Lexuar: 733 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime