E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këshilltari politik i Haradinajt, Alban Dermaku i cili gjendet në Aeroportin e Lubjanës ka konfirmuar për “Zëri” se qëndrimi i z.Haradinaj është që të mos dal para gjykatësit slloven.
Haradinaj nuk pranon të dal para gjykatësit slloven









Policia sllovene vazhdon ta mbaj të ndaluar liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ndërsa ka kërkuar që i njëjti të del para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Këshilltari politik i Haradinajt, Alban Dermaku i cili gjendet në Aeroportin e Lubjanës ka konfirmuar për “Zëri” se qëndrimi i z.Haradinaj është që të mos dal para gjykatësit slloven.

“Kryetari Haradinaj nuk pranon te del vullnetarisht para gjykatësit slloven. Pafajësinë e kam të dëshmuar ndërkombëtarisht. Nuk kam asgjë me sistemin e drejtësisë sllovene e as ndërkombëtare.

Sllovenet të pastrojnë sa me pare sistemin e tyre nga reliktet shpifëse të Beogradit që datojnë qe nga viti 2004 dhe ende edhe sot i konsideron si valide.

Kjo sjellje dhe veprim nga shteti slloven është e papranueshme dhe shume ofendues si për mua po ashtu dhe Kosovën”, ka njoftuar këshilltari i tij.

Ende nuk dihet nëse Haradinaj do të lirohet sot por në lidhje me këtë ndalim është njoftuar edhe Ambasada e Kosovës në Slloveni.

Publikuar: 17.06.2015 | 20:06
Lexuar: 499 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime