E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë Simpozium që do të mbahet në muajin korrik të këtij viti do të marrin pjesë artistë nga shtete të ndryshëm që do të realizojnë nga një skulpturë gjatë qëndrimit të tyre dhe në përfundim të Simpoziumit do të mbahet ekspozita e artistëve pjesëmarrës të Simpoziumit.
Skulptori Ismet Jonuzi në
Në emër të Asociacionit KUNA janë ftuar 25 artistë që të marrin pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të Skulpturës në dru që do të mbahet në ambient të hapur në Brienz të Zvicrës.

Në këtë Simpozium që do të mbahet në muajin korrik të këtij viti do të marrin pjesë artistë nga shtete të ndryshëm që do të realizojnë nga një skulpturë gjatë qëndrimit të tyre dhe në përfundim të Simpoziumit do të mbahet ekspozita e artistëve pjesëmarrës të Simpoziumit.

"Skulpturat e realizuara do të ekspozohen buzë liqenit të Brienzit afër qytetit Luzern dhe do të qëndrojë e hapur rreth një muaj ku qytetarët do të mund ti shohin si formë e artit publik në ambient të hapur", ka thënë për KultPlus, Ismet Jonuzi.

Skulpturat e ekspozuara janë pjesë e edicionit të radhës me karakter ndërkombëtar.Jonuzi vitin e kaluar ka qenë pjesëmarrës në edicionin e 10-të të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës në Davos të Zvicrës.

Ndërsa këtë vit po ashtu është ftuar në edicionin e 9 të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës në Poloni me Temën : “Prekja e së kaluarës “ që do të mbahet nga 6 deri më 16 shtator të vitit 2015.

Publikuar: 22.06.2015 | 12:56
Lexuar: 684 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime