E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gerrard nuk ishte në formacionin bazë të “Reds” dhe luajti vetëm 20 minutat e fundit në humbjen 1:0 në Santiago Bernabeu. Ai ka pranuar se aty e kuptoi se kishte ardhur koha për një sfidë të re, para se të nënshkruajë me Los Angele Galaxy në Major League Soccer.
Reali e “largoi” Gerrardin nga Liverpool
Steven Gerrard ka bërë të ditur se se vendosi të largohej nga Liverpool, kur mbeti në bankën e rezervistëve për ndeshjen kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve në nëntor.

Gerrard nuk ishte në formacionin bazë të “Reds” dhe luajti vetëm 20 minutat e fundit në humbjen 1:0 në Santiago Bernabeu. Ai ka pranuar se aty e kuptoi se kishte ardhur koha për një sfidë të re, para se të nënshkruajë me Los Angele Galaxy në Major League Soccer.

“Në atë kohë isha në mendime se çfarë duhet të bëjë në vazhdim sepse kisha disa biseda fillestare me menaxherin Rodgers, i cili më njoftoi se do të më aktivizojë në ndeshje të caktuara, në mënyrë që ta ruaj më mirë formën fizike, e gjëra të tilla”, deklaroi Gerrard për “BT Sport”.

“Por, ky ishte një rast unik sepse u takuam me Real Madridin dhe doja të luaja. Jam ulur në bankinë i dëshpëruar sepse doja të luaja, dhe ishte një prej atyre situatave. Kjo më detyroi që të marr vendim të largohem dhe të provoj diçka të re”, u shpreh ai.

Publikuar: 25.06.2015 | 01:42
Lexuar: 420 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime