E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këta të fundit kurrsesi nuk dëshirojnë largimin e mbrojtësit edhe pse Ramos është i pakënaqur në Madrid po mendon seriozisht lamtumirën.
Kundër shitjes së Ramosit
Tifozët e Real Madridit janë kundër shitjes së mbrojtësit Sergio Ramos. E ardhmja e futbollistit po mban në ankth Real Madridin dhe ende më tepër tifozët e Los Blancos.

Këta të fundit kurrsesi nuk dëshirojnë largimin e mbrojtësit edhe pse Ramos është i pakënaqur në Madrid po mendon seriozisht lamtumirën.

Në ditët e fundit është folur për një ofertë të Manchester Utd prej 30 milionë eurosh plus kartonin e David De Geas për 29-vjeçarin e La Rojas, por në një sondazh të realizuar nga madrilenja As tifozët e Realit kanë dalë kundër që ky operacion i afatit kalimtar të realizohet me sukses.

Shumica votuesve nuk e dëshirojnë shkëmbimin Ramos-De Gea pasi shohin te mbrojtësi një lider të padiskutueshëm të skuadrës.

Nga 12 mijë e 102 persona gjithsej që kanë marrë pjesë në sondazh, 73,72% e tyre kanë votuar kundër këtij shkëmbimi, ndërsa vetëm 3181 tifozë janë pro largimit të Ramos dhe afrimit në skuadër të portierit David De Gea.

Pavarësisht dëshirës së tifozëve të Realit, te Manchester United kanë besim se do të arrijnë të firmosin me 29-vjeçarin duke i ofruar atij një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 12 milionë eurosh në sezonin e parë.

Publikuar: 25.06.2015 | 01:48
Lexuar: 483 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime