E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas sulmit, kryengritësit huthi e kanë mbyllur qendrën e qytetit, duke lejuar vetëm kalimin e shërbimeve të emergjencës për evakuimin e viktimave.
Jemen, nga sulmi i IS-it u vranë 28 vetë











Grupi ekstremist, Shteti islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për një sulm nga i cili janë vrarë së paku 28 vetë, përfshirë edhe tetë femra.

Cak i sulmit me makinë – bombë ishin dy vëllezër, liderët e kryengritësve shiitë huthi, Faycal dhe Hamid Jayache, gjatë një ceremonie të varrimit të një anëtari të familjes së tyre në kryeqytetin Sana, ka thënë një burim i sigurisë.

Pas sulmit, kryengritësit huthi e kanë mbyllur qendrën e qytetit, duke lejuar vetëm kalimin e shërbimeve të emergjencës për evakuimin e viktimave.

Në një deklaratë të publikuar në Internet, militantët e Shtetit Islamik thanë se e kanë organizuar sulmin në “folenë shiite” në Sana.
Grupi ekstremist, Shteti Islamik, i konsideron shiitët heretikë dhe shpeshherë i ka sulmuar.

Në sulmin e fundit të këtillë, më 26 qershor, një sulmues vetëvrasës i ka vrarë 26 vetë dhe plagosur 227 të tjerë, në një xhami shiite në Kuvajt.

Publikuar: 30.06.2015 | 16:45
Lexuar: 404 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime