E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas disa fazave përgatitore dhe kualifikuese të pjesëmarrësve të festivalit, mbrëmë organizatorët zhvilluan provën e përgjithshme në skenën e teatrit 'Migjeni', duke bërë dhe kolaudimet e duhura.
Në Shkodër fillon festivali i 48-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë









Starton sonte në mbrëmje, në orën 19.00, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, i cili për tre ditë me radhë do të jetë pjesë e emocioneve të botës muzikore të fëmijëve. Ashtu si edhe në të gjitha edicionet e mëparshme, Shkodra vazhdon të mbajë traditën e organizimit të këtij evenimenti kaq të rëndësishëm muzikor, i cili këtë vit ka arritur në edicionin e tij të 48-të.

Pas disa fazave përgatitore dhe kualifikuese të pjesëmarrësve të festivalit, mbrëmë organizatorët zhvilluan provën e përgjithshme në skenën e teatrit 'Migjeni', duke bërë dhe kolaudimet e duhura.

Pas përfundimit të provave të mbrëmshme, të cilat do të kenë edhe një kolaudim tjetër të fundit në orët e paradrekes së sotme, drejtori i festivalit, Kujtim Alija, tha për ATSH-në se festivali është gati për start.

Ai bëri të ditur se gjatë tre netëve të këtij festivali do të interpretojnë 25 këngëtarë të rinj, që i shtohen skenës mbarëshqiptare, të cilët do të përcjellin në festival punimet e kompozitorëve tanë më të mirë për fëmijë.

Sipas tij, në natën e parë do të startojnë 17 këngët e para, interpretuesit e të cilëve vijnë nga qytetet kryesore të Shqipërisë, si Tirana, Shkodra, Durrësi, Fieri, etj, ndërkohë që të pranishëm do të jenë edhe këngëtarë nga trevat shqiptare jashtë vendit, si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Ndër to, 12 këngë janë krejt të reja që interpretohen për herë të parë, ndërkohë që pesë të tjerat janë të zgjedhura nga vitet e mëparshme.

Po kaq këngë do të interpretohen edhe në natën e dytë të festivali, ndërkohë që për natën e tretë, atë të datës 21 qershor, që është edhe nata finale, në skenë do të intepretohen 22 këngët e përzgjedhura.

Edhe këtë edicion, bazuar në traditën e krijuar vitet e fundit, juria e festivalit i është besuar vetë fëmijëve, votat e të cilëvë do të përcaktojnë fituesit e këtij edicioni.

Stafi organizator i këtij festivali përbëhet nga drejtori artistik Roland Guli, redaktor përgjegjës Bardhyl Hysa, regjisor Osman Mula, skenariste dhe drejtuese e festivalit Manjola Lloja.

Publikuar: 19.06.2010 | 19:16
Lexuar: 2297 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
dorjan (08/10/2010 22:57:28) ju lutem mund te me dergoni kengetaret me kenget perkatse,vetem si txt,ju faleminderit.
dorjan (08/10/2010 23:08:09) ju lutem mund te me dergoni emrat e kengetareve dhe kenget perkatese te festivalit i 48 te femijeve shkoder,vetem si txt.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime