E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari turk Erdogan gjithashtu ka theksuar se sektarizmi ka shkaktuar përçarjen e botës Islame e kjo më së miri shihet në Irak Siri dhe Jemen ku muslimanët vriten mes veti.
Erdogan: Islami është feja jonë e vetme








Gjatë hapjes së programit me rastin e manifestimit të ditëlindjes së Muhammedit (alejhis-selam) me emër “Hazreti Pejgamberi dhe kultura e jetesës së përbashkët”, kryetari turk Rexhep Taip Erdogan ka potencuar se shoqëritë perëndimore përjetojnë një krizë serioze fetare.

“Për çdo ditë në të katër anët e botës jemi dëshmitarë të persekutimeve, masakrave, terrorit dhe torturimit, gjë që i Dërguari jonë i ka ndaluar. Përhapja e Islamofobisë në Perëndim shkakton sulme të librit tonë të shenjtë, të Dërguarit dhe gjithçka për ne paraqet gjë të shenjtë. Shoqëritë perëndimore përjetojnë krizë të thellë fetare dhe si objektiv dhe shënjestër gjithmonë kanë Islamin dhe muslimanët, ndërsa ne me pikëllim ballafaqohemi me faktin se ata janë në rrugë të gabuar”, ka thënë kryetari Erdogan.

“Feja jonë nuk është sunizmi, nuk e kemi fe as shiizmin, feja jonë e vetme është ISLAMI, këtë duhet ta dimë”, theksoi Erdogani duke potencuar se përçarja shkakton probleme serioze në botën islame.

“Dëmet të cilat shkaktojnë organizatat terroriste siç janë ISIS-i i tejkalojnë të gjithë tentimet e armiqve të Islamit. Ato veprime nuk kanë aspak qëllim pozitiv për muslimanët, përkundrazi vetëm se më tepër i ekspozojnë telasheve. Ata kanë qëndrime të cilat janë krejtësisht të kundërta me Islamin”, ka thënë Erdogan duke na përkujtuar se organizatat terroriste kanë shkaktuar dëme të mëdha për botën Islame.

Kryetari turk Erdogan gjithashtu ka theksuar se sektarizmi ka shkaktuar përçarjen e botës Islame e kjo më së miri shihet në Irak Siri dhe Jemen ku muslimanët vriten mes veti.

(Islampress)

Publikuar: 03.07.2015 | 11:48
Lexuar: 739 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime