E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në konkurrencën për çmimin prej 100 mijë euro, ishin 156 romane. Përkthyesi i librit të Bakkerit, David Colmer, do të marrë 25 mijë euro, raporton BBC.
Shkrimtari Gerbrand Bakker fiton çmimin IMPAC











Shkrimtari holandez, Gerbrand Bakker, është fitues i çmimit IMPAC Dublin të këtij vitit për romanin e parë “The Twin”, njoftoi BBC.

Juria vlerësoi “humorin e lehtë dhe ndjeshmërinë e habitshme” të librit të Bakkerit, karakteri kryesor i të cilit, pas vdekjes së vëllait binjak, kthehet në pasurinë familjare.

Në konkurrencën për çmimin prej 100 mijë euro, ishin 156 romane. Përkthyesi i librit të Bakkerit, David Colmer, do të marrë 25 mijë euro, raporton BBC.

Çmimi IMPAC është themeluar në vitin 1996 dhe jepet për romanet e publikuara në gjuhën angleze apo që janë përkthyer në gjuhën angleze.

Çmimi jepet nga Shoqata Kombëtare e botuesve të Dublinit, ndërsa e financon kompania konsulte IMPAC nga Florida, që selinë evropiane e ka në Dublin.

Publikuar: 20.06.2010 | 04:13
Lexuar: 2238 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime