E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Transferimi i reprezentuesit brazilian nga Santos në Barcelonë në verën e vitit 2013 ka sjell një proces gjyqësor ku klubi katalan akuzohet për evazion fiskal.
Neymar kushtoi 222 milionë euro
Kandidati për drejtor të përgjithshëm të Barcelonës, Joan Oliver ka paralajmëruar se çmimi i transferimit të Neymarit në Camp Nou mund të mbërrijë në 222 milionë euro.

Transferimi i reprezentuesit brazilian nga Santos në Barcelonë në verën e vitit 2013 ka sjell një proces gjyqësor ku klubi katalan akuzohet për evazion fiskal.

Andaj, Oliver, i cili do të emërohet në detyrë në rast se Joan Laporta zgjidhet president, ka dyshimet e tij.

“Mendoj se kur shikoni pasqyrën financiare të Barcelonës për vitet e ardhshme, atëherë mbetet një pikëpyetje e madhe. Sa do të jetë çmimi final i Neymarit?”, deklaroi Oliver gjatë prezantimit të planit ekonomik të Barcelonës nën drejtimin e Laportas.

“Çmimi deri më tani është 100 milionë euro, procedura gjyqësore do ta ngrit edhe për 122 milionë euro. Në fund, Neymar do të kushtojë 222 milionë euro”, u shpreh ai.

Publikuar: 11.07.2015 | 16:20
Lexuar: 452 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime