E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nikoliq ka deklaruar se Vuçiq u sulmua sepse ai përfaqësonte Serbinë, dhe shkuarja e tij atje simbolizonte shtrirjen e dorës së pajtimit.Presidenti i Serbisë ka theksuar se qëndrimi i shtetit të tij ndaj Bosnjës, ende mbetet miqësor.
Nikoliq: Vuçiq u sulmua sepse përfaqësonte Serbinë







Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, ka thënë se sulmi mbi kryeministrin Aleksandar Vuçiq në Potçari, në 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ishte një përpjekje për ta linçuar kryeministrin dhe është një reflektim i marrëdhënieve të varfra me Bosnje Hercegovinën dhe tregues i qartë i disa liderëve politikë boshnjakë dhe udhëheqësve fetare ndaj serbëve.

“Tentim linçimi i kryeministrit të Serbisë është një pasqyrim i marrëdhënieve pothuajse armiqësore që ka Bosnja ndaj Serbisë”, thuhet në komunikatën e zyrës së presidentit, raporton gazeta Blic, transmeton Klan Kosova.

Nikoliq ka deklaruar se Vuçiq u sulmua sepse ai përfaqësonte Serbinë, dhe shkuarja e tij atje simbolizonte shtrirjen e dorës së pajtimit.Presidenti i Serbisë ka theksuar se qëndrimi i shtetit të tij ndaj Bosnjës, ende mbetet miqësor.

Publikuar: 12.07.2015 | 17:20
Lexuar: 447 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime