E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Konsultantët në takimin e sotëm i kanë prezantuar edhe hapat, mënyrat e mbylljes së një pjese të deponive në verilindje, para së gjithash në ato ku deponohet sasi më e vogël e mbeturinave.
Takim i ministrit Izairi me kryetarët e komunave në rajonin verilindor të planit


Në kuadër të projektit "Përgatitje të dokumentacionit teknik dhe të tenderit për mbylljen e deponive joadekuate në Rajonin Lindor dhe Verilindor në Republikën e Maqedonisë", sot ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor Nurhan Izairi ka realizuar takim me kryetarët e komunave nga rajoni verilindor planor dhe ua sqaroi obligimet të cilat dalin nga projekti, e duhet t'i zbatojnë gjashtë komunat nga verilindja.

Para kryetarëve të komunave Izairi potencoi se në këtë moment nevojitet që komunat të marrin vendime dhe të nënshkruajnë marrëveshje që të mund në mënyrë graduale të mbyllen deponitë ekzistuese ilegale dhe në funksion të vendosen disa deponi, deri në momentin e ndërtimit të qendrave të reja rajonale. Është paraparë edhe mbyllja e deponive dhe vendeve për mbeturina, të cilat kanë sasi më të vogël të mbeturinave, të propozohen lokacione, të cilat do të jenë aktive deri në përfundimin e projektit. Konsultantët në takimin e sotëm i kanë prezantuar edhe hapat, mënyrat e mbylljes së një pjese të deponive në verilindje, para së gjithash në ato ku deponohet sasi më e vogël e mbeturinave.

"Projekti financohet nga mjetet e IPA-s, ndihmë parainkuadruese nga BE-ja dhe pjesëmarrje nga buxheti i shtetit dhe përfshin disa faza. Në fazën e parë janë përcaktuar shtatë milionë euro, për fazën e dytë mbyllje të deponive të egra dhe për pajisje të qendrës rajonale, e cila do të menaxhojë me deponionë edhe nëntë milionë euro. Projekti pritet të përfundojë deri në vitin 2020. Kjo do të thotë se duhet të kemi një qendër, një deponi rajonale e cila do të menaxhojë me mbeturina rajonale në rajonin verilindor të planit. Të përmendi se për dy rajonet janë siguruar mjete nga BE-ja rreth 32 milionë për të dy rajonet", deklaroi Izairi, i cili shtoi se përfitimet nga ky projekt janë të rëndësishme për të gjithë faktorët, qytetarët, ambientit e jetesës.

Sipas tij, që të vihet deri te fundi i kësaj procedure, nevojitet ndihmë nga të të gjithë, duke përfshirë komunat, kryetarët e komunave, këshillat e komunave, qytetarët, qendrat rajonale.

Ministri Izairi potencoi se këto dy rajone janë në fazë të përparuar lidhur me këtë çështje, në krahasim me të tjerët. Ai informoi se për katër rajone, në mënyrë shtesë duhet të shpallet thirrje publike për përpunimin e studimit për menaxhim me mbeturina, ndërsa këto dy rajone as që e kanë filluar procedurën.

Në nivel të rajonit verilindor, i cili i përfshin komunat Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë, Rankovc, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër, ka pesë deponi. Komuna Nagoriçan i Vjetër nuk ka deponi, ndërsa me deponinë në Kratovë menaxhon operator privat. Në nivel të rajonit ka 32 deponi me mbeturina.
Takim i ministrit Izairi me kryetarët e komunave në rajonin verilindor të planit
Takim i ministrit Izairi me kryetarët e komunave në rajonin verilindor të planit

Publikuar: 13.07.2015 | 17:15
Lexuar: 620 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime