E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Policia është duke gjurmuar aktivitetin në internet të një adhuruesi të këngëtares Rihanna, i cili i ka dërguar asaj një kërcënim me vdekje përmes një rrjeti social.
Kërcënohet me vdekja nga një fans
Policia ka shkuar në pronën ku besohet se i dyshuari po qëndronte, por ai tashmë kishte ikur nga aty, prandaj tani janë duke ndjekur aktivitetet e tij në rrjetet sociale

Policia është duke gjurmuar aktivitetin në internet të një adhuruesi të këngëtares Rihanna, i cili i ka dërguar asaj një kërcënim me vdekje përmes një rrjeti social.

Departamenti i policisë së Los Anxhelosit janë duke hulumtuar një telefon, një kompjuter dhe të dhënat nga rrjetet sociale, pasi një person ka postuar një foto ‘selfie’ të tij jashtë shtëpisë së Rihanna-s në prill të këtij viti.

Ai gjithashtu i ka dërguar një kërcënim me vdekje yllit të muzikës, duke shkruar se ai do të marrë një leje për armë dhe më pas do ta vrasë atë. Policia ka shkuar në pronën ku besohet se i dyshuari po qëndronte, por ai tashmë kishte ikur nga aty, prandaj tani janë duke ndjekur aktivitetet e tij në rrjetet sociale, transmeton gazeta Zeri.

Edhe Rihanna më nuk është duke e shfrytëzuar këtë pronë, sidomos pas marrjes së kërcënimit, ndërsa ajo ka shtuar edhe masat e sigurisë në vilën ku jeton tani, pasi nuk dëshiron të rrezikoj asgjë. “Rihanna nuk dëshiron të jetoj më në atë shtëpi, pasi ndjehet e pasigurt.

Ajo tani jeton në një pronë tjetër dhe aty ka shtuar edhe masat e sigurisë. Ajo nuk dëshiron të rrezikoj asgjë, pasi kërcënimi ka qenë serioz”, ka deklaruar në mik i saj.
Kërcënohet me vdekja nga një fans

Publikuar: 14.07.2015 | 16:47
Lexuar: 526 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime