E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë takim janë ftuar ministrat e mjedisit jetësor nga vendet kandidate të Agjencisë evropiane të mjedisit jetësor dhe të Asociacionit për tregti të lirë, ministrat e shteteve kandidate për anëtarësim në B
Ministri Izairi në takim në Luksemburg









Ministi i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, me ftesë të ministrit të Mjedisit Jetësor të Luksemburgut Karol Dishburg, do të marrë pjesë në takimin ministror joformal të ministrave të Mjedisit Jetësor të BE-së i cili, në kuadër të kryesimit të Luksemburgut me Këshillin e BE-së, do të mbahet nesër dhe pasnesër, në Qendrën evropiane të kongreseve në Luksemburg.

Në këtë takim janë ftuar ministrat e mjedisit jetësor nga vendet kandidate të Agjencisë evropiane të mjedisit jetësor dhe të Asociacionit për tregti të lirë, ministrat e shteteve kandidate për anëtarësim në BE, komisarët Migel Aries Kanete dhe Karmenu Vela si dhe kryetari i Komitetit parlamentar evropian për mjedis jetësor, shëndet publik dhe siguri të ushqimit Xhovani La Via, përfaqësues të Byrosë evropiane të mjedisit jetësor dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Publikuar: 21.07.2015 | 11:40
Lexuar: 601 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime