E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ylli belg tashmë është një temë e nxehtë tek “Zonja e Vjetër”, edhe pse drejtuesit e Wolfsburgut pak ditë më parë deklaruan se De Bruyne nuk është për shitje.
Juve synon ta blejë Kevin De Bruyne









Gjiganti italian, Juventus është duke u përgatitur që ta godas Wolfsburgun për yllin belg, Kevin De Bruyne.

Sipas mediave italiane, krerët e kampionëve të Italisë gjenden në Gjermani për të shikuar mundësinë e blerjes së Draxlerit, por raportohet se Juve është duke e monitoruar edhe situatën e 24-vjeçarit te Wolfsburgut.

Ylli belg tashmë është një temë e nxehtë tek “Zonja e Vjetër”, edhe pse drejtuesit e Wolfsburgut pak ditë më parë deklaruan se De Bruyne nuk është për shitje.

Transferimi i belgut që kap shifrën 30 milionë euro, duket mision i vështirë për Juvën, megjithatë, mësohet se skuadra e Masimiliano Allegrit do të kontaktojë agjentin e lojtarit.

Publikuar: 21.07.2015 | 15:08
Lexuar: 437 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime