E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pushuesit këtë vit në Ksamil duket se janë nga nacionalitete të ndryshme por ajo që vihet re është një dominim i pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia.
Pushuesit e pakënaqur në Ksamil
Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian.

Që prej fillimit të muajit maj e deri në fillim të korrikut, Ksamili është vizituar nga rreth 50 mijë pushues, shifër kjo disi më e lartë krahasuar me një vit më parë përgjatë të njëjtës periudhë.

Pushuesit këtë vit në Ksamil duket se janë nga nacionalitete të ndryshme por ajo që vihet re është një dominim i pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia.

“Ne jemi nga Prishtina dhe kemi zgjedhur pushimet ti kalojmë në Ksamil, për shkak se është vend i mirë. Ky është viti i dytë që vijmë këtu. Pastërtia në nivel çka”, thotë një pushues nga Prishtina.

Këta të fundit përtej kënaqësisë që ofron deti, dielli dhe ishujt vërejnë një rradhë problemesh të lidhura me shërbimet në Ksamil. Pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia flasin për çmime të larta dhe abuzive të lidhura me parkimin e mjeteve si dhe për çmime abuzive dhe të ndryshueshme në plazhet publike.

Një pjesë e pushuesve që vijnë për të disatin vit e gjejnë situatën mjaft zhgënjyese, lidhur me pastërtinë në qytezë dhe mungesën e gjelbërimit.

“Shtrenjtë është për një plazh publik. Shumica nuk e dimë nëse është publik apo privatë”, thotë një pushues nga Kosova.

“Ne duam mikëpritje. Paratë sa i lëmë në Malin e Zi, i lëmë në shtetin tonë. Jam nga Peja. Tani do vijnë të tjerë dhe do ketë fluks të madh”, thotë një tjetër pushues nga Peja.

“Situata në Ksamil është zhgënjyese. Është viti i pestë që vij rishtazi dhe papastërtia është zhgënjim total. Mua më shqetëson pluhuri, rrugët e pa bëra. Në pesë vjet asnjë pemë të re”, thotë një tjetër pushues.

Megjithëse këtë vit qyteza e ka shtuar me 500 garsoniera të reja kapacitetin akomodues duke e çuar numrin e shtretërve në rreth 12 mijë të tilla, por ajo që vihet re këtë vit dhe që mund të identifikohet si një prej efekteve të krizës në rajon është shkurtimi i kohëqëndrimit të pushuesve, si dhe një lloj efekti kaotik i kontrollit mbi shërbimet, i lidhur me mosfunksionimin e pushtetit vendor që pas zgjedhjeve lokale./ Top Channel

Publikuar: 21.07.2015 | 15:52
Lexuar: 1014 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime