E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kënga e cila do të mbajë titullin “Holla”, sipas këngëtares do të dalë së shpejti në treg dhe do të jetë një hit i padiskutueshëm veror.
Tuna dhe Cozman prezantojnë projektin e radhës


Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu ka prezantuar projektin e radhës, në bashkëpunim me partnerin e saj, Cozman dhe me grupin, me të cilët ka bashkëpunuar për këngën “Fenix”.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Tuna ka publikuar këtë foto, e veshur me bikini, pranë reperit Cozman.

Kënga e cila do të mbajë titullin “Holla”, sipas këngëtares do të dalë së shpejti në treg dhe do të jetë një hit i padiskutueshëm veror.

Një javë më parë këngëtarja nga Maqedonia bëri publik edhe bashkëpunimin me reperin e famshëm amerikan, Fatman Scoop, të cilin në Shqipëri e njohin për hitin e viteve 2000 “Be Faithful”.

Edhe kjo këngë, sipas Tunës do të dalë në treg së shpejti

Publikuar: 21.07.2015 | 17:28
Lexuar: 497 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime