E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori i ri është betuar para Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa në llogarinë e tij në Twitter shkruan se do të mbërrijë në Kosovë muajin tjetër.
Ambasadori i ri i SHBA-së, muajin e ardhshëm në Kosovë




Pas përfundimit të misionit diplomatik të Ambasadores Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, pritet që muajin tjetër vendin e saj ta zerëambasadori i ri Greg Delawie.

Ambasadori i ri është betuar para Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa në llogarinë e tij në Twitter shkruan se do të mbërrijë në Kosovë muajin tjetër.

Ndryshe, Ambasadori i ri amerikan i Kosovës, Greg Delawie ka bërë betimin e tij. Në këto fotografitë të publikuara në rrjetet sociale, shihet se është bërë një ceremoni në Departamentin e Shtetit, ku Delawie ka marrë edhe letrat kredenciale që do t’ia dorëzojë presidentes së vendit, Atifete Jahjaga.

Në biografinë e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë amerikane Delawie është nga San Diego, ku babai i tij, Homeri, ishte një arkitekt i mirënjohur modernist. Delaeie studioi në Harvard, ku u diplomua për ekonomi në vitin 1980.

Delawie shërbeu në Ankara të Turqisë, në Frankfurt të Gjermanisë; dhe po ashtu detyrat të tjera të tij përfshijnë zyrtar në Washington për Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Ai po ashtu ka punuar në politikën e burimeve njerëzore dhe të sigurisë së aviacionit.

Prej vitit 1994 deri më 1996, Delaeie ka qenë zëvendësshef në Divizionin për Tregti dhe Punë Bilaterale në Zyrën e Byrosë për Çështje Ekonomike dhe të Biznesit. Më pas ai shkoi në ambasadën amerikane në Romë, në cilësinë e këshilltarit për ekonomi. Pas kësaj, Delawie u kthye në Washington ku punoi në Byronë e Burimeve Njerëzore dhe në qershor të vitit 2001 u emërua drejtor i zyrës për koordinimin e zyrës, post të cilin e mbajti deri në korrik të vitit 2003.

Publikuar: 25.07.2015 | 12:47
Lexuar: 433 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime