E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pikërisht edhe kur pritej publikimi i rasteve për emrin dhe Monstrën, kur pritej edhe mobilizimi i qytetarëve për protesta të organizuara nga opozita.
Kumanova- konflikti parë në disa aspekte!














Artin Spahiu

Pas rastit të Kumanovës, kur fatkeqësisht guximi i munguar nga shumica e analistëve në opinion për të thënë realitetin dhe që e bën situatën më kaotike dhe problematike, duhet që të marrim të gjithë guximin dhe gjërat t’I themi ashtu sic janë, ose sic kemi aftësi ti shohim.

Situata në Kumanovë më shumë se kurrë duhet të shqyrtohet nga një këndvështrim dhe me optikë të zhveshur nga politika, përkatësia nacionale dhe fetare. Duhet shikuar dhe analizuar në disa aspekte që shoqërinë tonë do ta ndihmonin , të paktën për një periudhë, mos biejnë pre e situatave dhe skenareve të njejta.

E para është momenti. Pse ajo situatë ndodhi në këtë moment? Erdhi në momentin kur tensioni në mes subjekteve politike maqedone, pas publikimit të bombave nga opozita, ishte në kulm si asnjëherë më parë. Pikërisht edhe kur pritej publikimi i rasteve për emrin dhe Monstrën, kur pritej edhe mobilizimi i qytetarëve për protesta të organizuara nga opozita.

E dyta, kush ishin aktorët dhe pjesëtarët e grupit të armatosur? Me qëllim nuk i quaj grup terrorist, sepse po të ishin të tillë do të kishin realizuar akte terroriste dhe nuk do të stacionoheshin në një lagje të banuar me 20 mijë qytetarë, kryesisht shqiptar. Emrat që lakohen janë emra të njohur për opinionin shqiptar dhe më gjërë. Pjesëmarrës në luftrat çlirmtare të shqiptarëve dhe me shumë përvojë luftararke. Sipas shumë informatave, disa prej tyre me dosje kriminale dhe të njohur për shantazhime dhe marrje të haraçit nëpër vise shqiptare. Udhëheqësit e grupit janë nga Kosova dhe të afërt me një strukturë politike opozitare atje.

E treta, pse pikërisht këta? Pasi që informacionet nga Kosova dhe Shqipëria na nxjerrin se udhëheqësit e grupit të armatosur kanë qenë me dosje dhe të dënuar në vendet e tyre (Kosovë dhe Shqipëri), nuk mund të pretendojnë se janë patriot dhe se luftojnë për të drejtat e shqiptarëve. Prandaj, tezat se këta janë të paguar dhe se keta janë pjesë e skenareve antishqiptare përforcohen edhe më tepër nëse analizon profilin e tyre. Shtrohet pyetja, pasi këta janë aq patriot dhe dëshirojnë të bashkojnë shqiptarët pse nuk e zgjodhën për destinim Mitrovicën e Veriut, edhe ashtu janë shqiptar të Kosovës dhe askush nuk mund t`i akuzojë për përzierje në punët e ndonjë vendi tjetër dhe më e rëndësishmja, nuk do të njollosnin Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve që aq shumë kanë ndihmuar në pavarësimin e saj. Plus nuk do t`i jepni arsye të reagonte Rusia se Kosova qenka vatër e destabilizimit të Ballkanit dhe se nuk është dashur të pavarsohet. Pyetja tjetër, a thua vallë kan ngelur shqiptarët në Maqedoni që të vijnë disa persona me biografi të dyshmta që t`i shpëtojnë, spaka burra në Maqedoni që i dalin zot vetvetes. Të moskeqkuptohemi, në vitin 2001 kishte plot bashkëkombas që luftuan krah për krah me shqiptarët e Maqedonisë, por atëhërë UCK-në e udhëhiqte shqiptari nga Maqeodnia dhe doli me emër dhe mbiemër.

E katërta shumë e rëndësishme, pse këta luftëtarë me përvojë hynë në një zonë të izoluar? Zona ku u zhvillua konflikti i armatosur, Lagjia e Trimave në Kumanovë është paralagje e qytetit dhe zonë e banuar dhe e izoluar. Aty mund të hynë vetëm se naivët dhe të papërgatiturit, ose vetëm ata që kan siguri që mund të dalin nga aty nëse do të sulmohen.duke njohur afinitetet e tyre në sferën e luftimeve, këta djem nuk janë as naive e as të papregatitur, kështu që ngelet vetëm opsioni i tretë që dikush u ka garantuar që prej aty mund të tërhiqen në moment të sulmit dhe se në rast reziku mund edhe të dorëzohen.

E pesta jo më pak e rëndësishme nga të tjerat, sjellja e popullsisë lokale dhe shqiptarëve në përgjithësi. Banorët lokal edhe pse të trishtuar nuk u bënë pjesë e avanturës dhe nuk u solidarizuan me grupin e armatosur. Kështuqë nuk arsyetuan veprimin e tyre. E njejta mund të thuhet në përgjithësi edhe për shqiptarët e Maqedonisë që nuk e kan arsyetuar këtë veprim të këtij grupi.

I gjithë ky skenarë përveç zhvendosjes së vëmendjes nga zenkat e partive politike maqedonase ka për qëllim edhe dobësimin e pozicionit të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, në veçanti të partisë fituese në zgjedhjet e fundit dhe të Liderit të saj. Kjo duket haptazi edhe nga tekstet e disa portaleve dhe të disa ashtuquajturve analistë, që për fat të keq deri në ditën e ngjarjes në Kumanovë thirnin për sulme për ta rrëzuar këtë parti nga pushteti, kurse ditën kur ndodhi ngjarja derdhnin lot krokodili dhe bënin apel për qetësi.

Humbësit më të mëdhenj janë vet ata që ishin pjesë e këtij skenari dhe ata që deshën të dëmtojnë imazhin e shqiptarëve. Ata që përgatitën dhe ishin pjesë e kësaj haruan një gjë, se shqiptarët kan kaluar nëpër periudha të vështira dhe shumë lehtë i lexojnë skenaret që janë në dëm të tyre si kolektivitet.

Prandaj është koha dhe moment i duhur që të gjithë bashkarisht si pjestarë të një kombi të lashtë e me vlera të mëdha, por fatkeqësisht edhe me disa antivlera ,që duhet pastruar dhe jo lejuar për të fëlliqur vlerat.

Publikuar: 27.07.2015 | 11:55
Lexuar: 877 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime