E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në intervistën e fundit, të dhënë pas përfundimit të xhirimeve në serialin “Diamante e Dashuri”, aktorja turke thotë se sekreti që e ka kthyer në një femër simbol qëndron tek historitë dhe temat e trajtuara në serialet turke.
“Elifi” rrëfen ngjashmërinë me shqiptarët



Fama e saj ka kaluar kufinjtë e Turqisë, duke u bërë simbol i femrës në Ballkan e Lindjen e Mesme.

Nuk bëhet fjalë për “Miss Turqinë”, por për aktoren e njohur Tuba Büyüküstün, e cila njihet nga shqiptarët si Elifi në serialin “Diamante dhe Dashuri, që transmetohet ekskluzivisht në Televizionin Klan.

Në intervistën e fundit, të dhënë pas përfundimit të xhirimeve në serialin “Diamante e Dashuri”, aktorja turke thotë se sekreti që e ka kthyer në një femër simbol qëndron tek historitë dhe temat e trajtuara në serialet turke.

Fabulat, shprehet ajo, nuk janë të kufizuara vetëm për popullin e saj, por kapërcejnë kufinjtë e Turqisë dhe mesazhi që përcillet është i njëjtë me kultura të tjera.

Meritën për këtë Tuba ia njeh regjisorëve e producentëve, të cilët thotë se janë vëzhgues të kujdesshëm të mënyrës sesi njërëzit në Lindjen e Mesme dhe Ballkan jetojnë në përditshmërinë e tyre.

Kur pyetet për aktorët më të mirë turq, në krye të listës vendos aktorin tashmë të njohur edhe në Shqipëri, për rolin në serialin “Ezel”, Kenan Imirzalioglu, një nga serialet që shënoi rekord audience gjatë transmetimit në Televizionin Klan.

Për teleshikuesit shqiptar, aktorja turke e njohur si Elif, do të rikthehet me nisjen e Shtatorit në ekranin e Televizionit Klan, me të tjera surpriza në serialin dramatik turk “Diamante dhe Dashuri”.

Një prodhim ky që ka kapur shifra rekord të audiencës dhe vjen pas suksesit të serialeve serialeve si “Ezel”, “Kuzey Guney”, “Dashuri e Ndaluar”, të transmetuara në Televizionin Klan.

Publikuar: 02.08.2015 | 00:16
Lexuar: 558 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime