E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ky universitet i bëjnë thirrje Todorovit që të thotë se si është e mundshme atëherë ministria të ndajë bursa për studentët e universitetit ndërkopmbëtar të Strugës për të cilin konsideron se punon ilegalisht. Gjithashtu kërkuan nga ministri që të pushojë me favorizimin e universitetit FON.
UNS: Todorov favorizon FON-n dhe gënjen për ne











Nga Universiteti Ndërkombëtar në Strugë sot kanë akuzuan ministrin Todorov se haptazi po mban anën e Universitetit FON, pronë e deputetit dhe partnerit të koalicionit të VMRO DPMNE-së, Fiat Canovski.

Ministri gënjen dhe flet të pavërteta, akuzuan nga universiteti ndërkombëtar në Strugë, duke u përgjigjur në deklaratën e djeshme të Todorovit se universiteti nuk ka akreditim për punë dhe regjistron studentë pa dhënien e provimit të maturës shtetërore.

Nga ky universitet i bëjnë thirrje Todorovit që të thotë se si është e mundshme atëherë ministria të ndajë bursa për studentët e universitetit ndërkopmbëtar të Strugës për të cilin konsideron se punon ilegalisht. Gjithashtu kërkuan nga ministri që të pushojë me favorizimin e universitetit FON.

"Ministri gënjen, i mbron universitetet e tjera të caktuara, ku edhe ai është në studime post diplomike, të universitetit FON. Me këtë ai ka konflikt interesi dhe nuk guxon të flet gënjeshtra dhe të pavërteta. Në faqen e internetit të ministrisë shkruan se midis universiteteve të akredituara është edhe Universiteti Ndërkombëtar në Strugë në programet 3 + 2", deklaroi Armend Kadriu, universitet i Strugës.

Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko e akuzoi drejtorin e Inspektoratit shtetëror të arsimit Gjorgje Arsov se i ka drejtuar kërcënime serioze në takimin e tyre të parë qysh në muajin shkurt të këtij viti.

"Kërkuan nga unë si kryetar i Strugës menjëherë ta zbatojë gjuhën maqedone në klasat e para në të gjitha paralelet shqipe. Nese nuk e beni këtë, më tha, do t'ua mbyllë sot paralalelet shqipe në Podghorci dhe univerzitretin tuaj. Për këtë e informova ambasadën amerikane dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti", thotë Ramiz Merko, kryetar i komunës së Strugës.

Nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës i bëjnë thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski që ta shkarkojë ministrin Todorov pasi për interesa personale e keqpërdor postin në të cilin gjendet. Gjithashtu ata thonë se lidhur me zhvillimet në këtë universitet janë informuar edhe kryetari i komisionit evropian Baroso si dhe Helen Klar, drejtor i arsimit evropian pranë Bashkimit Evropian.

Publikuar: 22.06.2010 | 23:37
Lexuar: 3017 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime