E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i jashtëm serb ka thënë se Serbia dhe Greqia kanë raporte miqësore e vëllazërore dhe se nuk ka “asnjë lloj të tensioneve, përveç përshtypjes që krijohet gjatë leximit të gazetave”.
Ministri i Jashtëm serb: S’ka shenja se Greqia do ta njohë Kosovën





Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se deri më tani, nuk ka shenja se Greqia do ta njehë pavarësinë e Kosovës. Këto komente Dacic i ka bërë pas njoftimeve se Kryeministri grek Tsipras ka anuluar vizitën në Beograd.

“Deri më tani nuk asnjë shenjë apo deklarim për ndryshim të qëndrimit të tyre”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Serbia dëshiron raporte më të mira me Greqinë, transmeton lajmi.net.

Ministri i jashtëm serb ka thënë se Serbia dhe Greqia kanë raporte miqësore e vëllazërore dhe se nuk ka “asnjë lloj të tensioneve, përveç përshtypjes që krijohet gjatë leximit të gazetave”.

Daçiq ka thënë se me kryeministrin grek është takuar në Egjipt gjatë hapjes së kanalit të Suezit, dhe se, sipas tij, Tsipras gjatë këtij takimi e ka paralajmëruar vizitën për në Beograd.

Mirëpo, sipas të përditshmes serbe “Danas” kryeministri grek Tsipars për momentin është duke menduar që të mos vijë në vjeshtë në vizitën e vet të parë zyrtare në Serbisë.

Arsye për anulimin e kësaj vizite të Tsipras, sipas Danas, po arsyetohet me faktin se në partinë qeverisëse në Greqi, po mbizotëron mendimi që “kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic është duke zhvilluar politikë të adoleshentëve”.

Publikuar: 14.08.2015 | 20:37
Lexuar: 456 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime