E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Reprezentuesi spanjoll kërkohet nga Manchester United. Dhe, Enrique ka theksuar se dyshimet rreth të ardhmes së Pedros janë duke i paraqitur problem.
Enrique: Ky futbollist më krijon telashe
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka pranuar se mezi pret mbylljen e afatit kalimtar të verës, pas spekulimeve rreth largimit të sulmuesit Pedro Rodriguez.

Reprezentuesi spanjoll kërkohet nga Manchester United. Dhe, Enrique ka theksuar se dyshimet rreth të ardhmes së Pedros janë duke i paraqitur problem.

“Është një situatë e vështirë, është e vështirë të jemi të përqendruar”, deklaroi Enrique pas barazimit me Athletic Bilbaon në Camp Nou.

“Shpresoj që afati kalimtar të mbyllet sa më parë dhe të di se tek cilët futbollistë mund të llogaris. Por, Pedro e ka dhënë maksimumin, edhe në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos”, u shpreh ai.

Publikuar: 19.08.2015 | 00:30
Lexuar: 606 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime