E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga njëra anë është skuadra e Naco, Sonora Mexico, dhe nga ana tjetër skuadra Naco e Arizonës. Ndeshja e parë u luajt në 1979, më pas që nga 2006, ëallyball është bërë një pikë takimi e përvitshme që bëhet në mes të prillit.
Wallyball, kufiri mes dy shteteve bëhet një rrjet volejbolli










Në një kohë ku mure të reja kërcënojnë ndarjen e Europës, do të ishte mirë të lexonim këtë histori të vogël, të publikuar në të përditshmen britanike “The Independent”, në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Dhe në këtë kufi vdesin shumë njerëz çdo vit, në rrugën e ndaluar drejt Amerikës që ende është ëndrra e një jete më të mirë. Por kjo histori nuk flet për shpresa negative, apo familje të ndara, por për një sport, volejbollin, që në këtë rast bëhet mjet bashkimi mes popujve.

Është një pikë e kufirit në fakt mes SHBA dhe Meksikës që transformohet në një rrjetë volejbolli, duke i dhënë jetë asaj që quhet “wallyball”, turneu më subversiv në botë ku të dyja skuadrat, ajo e Meksikës dhe e Amerikës luajnë ‘në shtëpi’.

Nga njëra anë është skuadra e Naco, Sonora Mexico, dhe nga ana tjetër skuadra Naco e Arizonës. Ndeshja e parë u luajt në 1979, më pas që nga 2006, ëallyball është bërë një pikë takimi e përvitshme që bëhet në mes të prillit.

“Për ne është një mënyrë për të festuar bashkimin e dy vendeve”, ka thënë kryebashkiaku i Nacos meksikane, Jose Lorenzo Villegas. Të luash me pengesë nuk është e lehtë. Lartësia e murit i detyron lojtarët të sforcohen edhe më shumë, dhe ka dhe raste incidentesh. Megjithatë turneu është i shumëpritur nga të gjithë.

Publikuar: 24.08.2015 | 17:20
Lexuar: 801 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime