E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Radio Vala ka arritur të siguron ekzemplarin e ballinës së kësaj gazete, numri i 14-të me radhë i botuar në vitin 1964. Gazeta ka qenë periodike dhe ka dal thuajse një herë në vit, me disa pauza.
Gazeta “Vardar” ishte e shqiptarëve të Turqisë


Shkup, 25 gusht - Pas eksodit dhe shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike drejt Turqisë që filloi menjëherë pasi që mbretëria serbe e aneksoi Kosovën në vitin 1912 dhe duke zgjatur deri vitin 1915, si komunitet i madh në numër ato filluan të merren me organizimin e jetës shoqërore kolektive, duke nxitur rruajtjen dhe kultivimin e traditave, dokeve dhe të kaluarën e tyre historike dhe kombëtare”, përcjell Radio Vala.

Ndër veprimtaritë e tyre dhe që ka luajtur rol të rëndësishëm ka qenë edhe botimi i revistave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Një gazetë që ka filluar së botuar në vitin 1950 ka qenë edhe gazeta e pagëzuar me emrin “Vardari”, lum që buron në fshatin Vërtok të Gostivarit.

Radio Vala ka arritur të siguron ekzemplarin e ballinës së kësaj gazete, numri i 14-të me radhë i botuar në vitin 1964. Gazeta ka qenë periodike dhe ka dal thuajse një herë në vit, me disa pauza.

Gazeta e shqiptarëve të Turqisë me emrin Vardari kishte hasur në mbështetje të mërgatës shqiptare nga të gjitha shtetet, siç ishin mërgimtarët nga SHBA-të, të cilët kishin kontribuar në botimin e gazetës. Gazeta ishte botuar në Stamboll të Turqisë, dhe fatkeqësisht pas disa vitesh ishte shuar.

Publikuar: 25.08.2015 | 16:11
Lexuar: 645 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime