E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky është një lajm i shkëlqyer për kombëtaren kuqezi pasi Eriksen është lojtari më i rrezikshëm dhe më i talentuar i përfaqësues që drejtohet nga Morten Olsen.
Danimarka rrezikon një mungesë të madhe ndaj Shqipërisë


Danimarka është në ankth për gjendjen e Christian Eriksen. Ylli i përfaqësues daneze nuk është grumbulluar në 2 ndeshjet e fundit ndaj Leicester Cityt dhe Evertonit nga trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino dhe rrezikon seriozisht të mos luajë edhe në sfidën e të Premtes ndaj Shqipërisë në stadiumin Telia Park të Copenhagenit, shkruan Supersport.

Ky është një lajm i shkëlqyer për kombëtaren kuqezi pasi Eriksen është lojtari më i rrezikshëm dhe më i talentuar i përfaqësues që drejtohet nga Morten Olsen.

23-vjeçari siç bëjnë të ditur mediat angleze ka pësuar një dëmtim në gju dhe për këtë arsye ka munguar në 2 takimet e fundit që ka zhvilluar Tottenham-i.

Në fakt ish lojtari i Ajaxit të Amsterdamit është grumbulluar nga trajneri Olsen për 2 sfidat ndaj Shqipërisë dhe Armenisë por sidoqoftë prania e tij në fushë të paktën në sfidën ndaj kombëtares tonë është në dyshim të madh.

Publikuar: 31.08.2015 | 13:18
Lexuar: 444 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime