E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Buxheti i përgjithshëm për zhvillim të projekteve bashkë-prodhuese midis dy shteteve është 60.000 euro në nivel vjetor, gjegjësisht nga 30.000 euro nga secili vend.
Agjencia për Film ka nënshkruar marrëveshje për zhvillim të projekteve bashkë-prodhuese me Italinë


Drejtori i Agjencisë për Film të Republikës së Maqedonisë, Darko Basheski dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për film pranë Ministrisë për trashëgimi kulturore dhe turizëm të Italisë Nikolla Borelisot në kuadër të Festivalit të 72-të të filmit në Venecie, nënshkruan marrëveshje për zhvillim të projekteve bashkë-prodhuese midis Italisë dhe Maqedonisë.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes, dy vendet, siç kumtoi Agjencia, e nxisin interesin e përbashkët për financim të projekteve në zhvillimin e filmave me metrazh të gjatë (film artistik, dokumentar dhe të animuar) skenari i të cilëve ka cilësi të lartë dhe potencial komercial për t'i tërhequr shikuesit nga dy vendet si dhe shikuesit nga pjesa tjetër e botës.

Me këtë Marrëveshje është definuar se gjatë zhvillimit të projektit bashkë-prodhues midis dy vendeve, producenti nga vendi nikoqir mund të aplikojë për mbështetje sipas kësaj marrëveshje. Producentët duhet të punojnë në pajtim me legjislacionin e Republikës së Maqedonisë dhe rregullativat ligjore të vendosura nga Agjencia për film si dhe në pajtim me legjislacionin italian dhe udhëzimet e Drejtorisë për film pranë Ministrisë së Trashëgimisë kulturore dhe Turizëm.

Buxheti i përgjithshëm për zhvillim të projekteve bashkë-prodhuese midis dy shteteve është 60.000 euro në nivel vjetor, gjegjësisht nga 30.000 euro nga secili vend.

Nesër, në Festivalin e filmit, premierë do të shfaqet filmi "banat" në regji të Adriano Balerio, bashkë-prodhim midis Italisë, Maqedonisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. "banat" është mbështetur si bashkë-prodhim pakicë nga Agjencia për film të Republikës së Maqedonisë. Një pjesë e këtij filmi vitin e kaluar njëzetë ditë është incizuar në vendin tonë.

Publikuar: 03.09.2015 | 16:49
Lexuar: 576 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime