E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zona verilindore e vendit është vatër endemike e ethes hemoragjike, kjo për shkak dhe të vendosjes gjeografike në kufi me Kosovën. Kjo e fundit njihet si një vend ku ka shumë ethe hemoragjike, të cilat herë pas here rishfaqen, apo bëhen prezent edhe në njerëz aksidentalisht.
Ethet Hemoragjike - 11 raste të konfirmuar të prekur nga sëmundja deri tani












- Flet për ATSH-në drejtori i Planifikimit dhe Politikave Shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero-


Eriola Çuko

- Të paktën 11 raste janë regjistruar deri tani të prekur nga ethet hemoragjike në Kukës dhe Has, ndërsa 2 persona vazhdojnë të jenë në mbikqyrjen e mjekëve në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, bëri të ditur sot për ATSH-në Pëllumb Pipero, mjek infeksionist, njëherësh drejtor i Planifikimit dhe Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Javët e fundit një grua nga rrethi i Kukësit, e prekur nga kjo sëmundje, ka ndërruar jetë në Kosovë.

Ndërkohë, zona endemike e Kukësit vazhdon të jetë nën mbikqyrjen e specialistëve të shëndetit publik. Ndërsa, me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, të pak ditëve më parë, çdo rast i dyshimtë për ethen hemoragjike nga Kukësi dhe Hasi, që paraqet temperaturë të lartë dhe trombocitopeni, transportohet drejt Tiranës.

Zona verilindore e vendit është vatër endemike e ethes hemoragjike, kjo për shkak dhe të vendosjes gjeografike në kufi me Kosovën. Kjo e fundit njihet si një vend ku ka shumë ethe hemoragjike, të cilat herë pas here rishfaqen, apo bëhen prezent edhe në njerëz aksidentalisht.

Mjeku infeksionist, Pipero, sqaron se ethja hemoragjike është një sëmundje infektive akute, e rëndë, me vdekshmeri të lartë. Ajo karakterizohet nga dy tipare kryesore; temperatura e lartë dhe hemoragjia në shumë organe të trupit (multiorganore), për këtë arsye dhe vdekshmëria është e lartë.

Sëmundja transmetohet rastësisht përmes një rriqne që është banor i këtyre zonave, që rritet nëpër shkurre dhe merret gjatë ruajtjes së bagëtive, kur kalon në mënyrë të pakujdeshme në duart dhe këmbët e zhveshura, sidomos gjatë periudhës së ngrohtë. Sipas mjekëve infeksionistë, mikrobi sëmundjeshkaktues jeton tek kafshët e egra. Rriqna, për shkak të ciklit të saj jetësor, ushqehet me gjakun e kafshëve të egra dhe po kështu me gjakun e njeriut kur rastësisht e pickon atë.

Kurimi për këtë sëmundje është etilogjik, që bëhet me substanca antivirale dhe simptomatik. Sa më shpejt të kapet, aq më të mëdha janë mundësitë për ta shëruar të sëmurin dhe sa më vonë, aq më e rëndë bëhet sëmundja. "Kurimi është kompleks e megjithatë sëmundja ka vdekshmëri të lartë edhe me kurim intensiv", thekson më tej Pipero

Publikuar: 24.06.2010 | 16:17
Lexuar: 3461 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime