E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të kuptohemi, tifozat kanë punën e tyre, ata i japin bukuri stadiumit, është fjala për të mos e shndërruar futbollin në ideologji sociale dhe propagandë nacionaliste.
Futbolli si sistem propagande






Artan Fuga

Nuk duhet merzitur se përse përfaqësuesja në futboll e të gjithë shqiptarëve u mund dje nga ajo e portugezëve.

E mo topi i rrumbullakët është, herë fiton e herë mundesh, futbolli spektakël është. Unë përsëri kam besim…

Ajo çka unë kritikoj për disa media dhe politikanë është që futbollin dhe tifozerinë tentojnë ta kthejnë në një propagandë sociale pra si matëse e parametrave të zhvillimit tonë shoqëror, dhe si ideologji nacionale, si shprehje e afirmimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Është ideologji dhe propagandë e gënjeshtërt dhe e rrezikshme.

E para, sepse mbështetet mbi pasionin dhe jo mbi arsyen; e dyta, sepse e mohon individin dhe ngre masën e tifozëve që thërrasin në kor duke mbytur zërin kritik individual, individë që rreikojnë të masakrohen; e treta, sepse nxit urrejtjen tifozlliku kundër grupeve të tjera fifozësh dhe përçan qytetin duke futur dhunën në mes; dhe e katërta, sepse nuk ka natyrë kritike, vetëm lavdëruese ose sharëse propaganda e mbështetur mbi futbollin.

Të kuptohemi, tifozat kanë punën e tyre, ata i japin bukuri stadiumit, është fjala për të mos e shndërruar futbollin në ideologji sociale dhe propagandë nacionaliste.

Mirë kur fitojmë u afirmoka gjaku ynë shqiptar, por kur na mposhtin, cfarë, na prishet gjaku ne?

Hiç o fare, shqiptarë mbetemi me të mirat dhe të këqiat tona, me të mirat dhe të metat tona, që të dyja i kemi sa malet.

Jo, më vjen keq se ndoshta prek iluzionet e mjaft vetëve që dje edhe u treguan agresivë, por futbolli këtë rol si ideologji dhe propagandë nuk mund ta ketë.

Nxehuni sa të doni, por është e pamundur – kombet e qytetëruara e kanë kaluar këtë fazë që prej një shekulli.

Nuk ka vend as për ta kthyer futbollin në një ideologji përbashkuese për gjoja turmat që disa teoricienë reaksionarë dhe antipopullorë kanë pretenduar dikur se nuk kuptojnë gjuhë tjetër, as për ta bërë marketing, vitrinë kur dyqani është bosh.

Futbolli është thjesht një shfaqje sportive kur kombëtarja e shqiptarëve dhe ajo e grekëve ndeshen, nuk janë Shqipëria dhe Greqia që luftojnë me njera tjetrën ose Shqipëria dhe Serbia. Janë të rrezikshme këto identifikime.

Sa për futbollin edhe unë dridhem kur shkundim shtyllat pale edhe rrjetat e portës përballë, me një kusht, që kjo të mos përdoret për të rrit çmimin e karburantit, të medikamenteve mjekësore, ose të specave te tregu fshatar.

Ca miq më thonin se përse këto gjëra i shkruaja dje?

I kuptoj, por gjëja do thënë atëhere kur vëmendja është maksimale për to, sepse siç thotë populli fjala pas kuvendi nuk vlen një grosh.

Po do shkojmë në Francë do shkojmë, por vetëm me një kusht…

Publikuar: 09.09.2015 | 14:25
Lexuar: 753 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime