E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Faza e grupeve të Kupës Europa League starton mbërmjen e sotme dhe kampionët e Shqipërisë do të përballen në “Elbasan Arena” me skuadrën turke të Beshiktashit.
Nis Europa League, epokë e re për futbollin shqiptar






Sot në mbërmje fillon një tjetër erë e re për futbollin shqiptar. Skëndërbeu do të nisë aventurën europiane në një nga nivelet më të larta për klube, për herë të parë në histori.

Faza e grupeve të Kupës Europa League starton mbërmjen e sotme dhe kampionët e Shqipërisë do të përballen në “Elbasan Arena” me skuadrën turke të Beshiktashit.

Ky është padyshim një terren i panjohur për klubet shqiptare dhe përveç kësaj niveli i kundërshtarëve është shumë më i lartë. Gjithësesi, trajenri i korçarëve Mirel Josa është shprehur qartë se nuk kanë mbërritur deri këtu thjesht për të marrë pjesë.

Kundërshtari i Skëndërbeut, Beshiktashi, është një nga skuadrat më të mëdha turke dhe në formacionin e saj ka lojtarë të nivelit të lartë si Quaresma apo Mario Gomez.

Gjithësesi, në trasnfertë turqit nuk janë të pathyeshëm, pasi ata kanë humbur 3 nga 6 ndeshje, dy prej tyre në Europa League. Por pavarësisht kësaj, në sezonin e shkuar ata kanë mundur të kalojnë deri në fazën e parë të 16-ave të Europa League.

Aventura e re europiane e Skëndërbeut, ashtu si e gjithë Europa League, do të jetë një ekskluzivitet i paketës Supersport të platfmorës Digitalb.

Publikuar: 17.09.2015 | 11:05
Lexuar: 395 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime