E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Baret, prostitutat, një bregdet mahnitës. Jo më kot “Forbes” e cilësoi Rio de Zhaneiron vitin e kaluar si qyteti më i lumtur në botë. Kjo, sepse perceptimi i njerëzve për qytetin brazilian dhe plazhin e tij të mrekullueshëm, është ai i argëtimit, adrenalinës, seksit dhe lirisë.
Një ditë në Copacabana Beach








Në plazhin e Rios është një bar ku miqtë e Ronnie Biggs, autorit të rrëmbimit të famshëm, takohen pasditeve për të pirë birra. Flasin për Biggs, për jetën e tij në arrati dhe kohët e bukura mes viteve 1969 dhe 2001, kur Biggs jetonte në Rio dhe kërkohej nga drejtësia britanike.

Sot Biggs është 80 vjeç dhe jeton në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Londër. Bari ndodhet në ajër të pasur, me tavolinat e rreshtuara, në mënyrë që t’i kapë hija e një çadre të madhe.

Është vetëm dhjetë minuta larg nga “Copacabana Palace”, hoteli gjigant dhe mahnitës, dhomat e të cilit kushtojnë rreth 400 euro nata. Ai është lokali tipik ku prostitutat, që përbëjnë pjesën më të madhe të klientelës, i thërrasin kamerierët në emër dhe anasjelltas.

Në anën tjetër të rrugës ndodhet Cicciolina, një klub striptizmi i quajtur kështu nga emri i ish-pornostarit hungarez Illona Staller. Është një lagje pak e rekomandueshme dhe bari ku miqtë e Biggs shkojnë për të pirë nuk është vendi ideal për të çuar të fejuarat apo gratë.

Edhe pse shpesh sheh çifte turistësh të ulur mes prostitutave që shfletojnë ngadalë menytë. Ashtu si në pjesën më të madhe të qytetit, edhe në Rio çelësi qëndron në faktin që duhet të dish ku të shkosh. Copacabana hyri në modë jo shumë kohë pasi Barry Manilow e kishte pagëzuar në vitin 1978 me një këngë që u bë hit me titullin “Copa-Caah-baaana”.

Një ditë në Copacabana Beach
I njëjti vit kur doli singëlli i Biggs, “No one is innocent”, regjistruar me “Six Pistols”. Të dyja këngët kontribuuan për të forcuar imazhin e Rios si vendi ideal për një arratisje mëkatare.

Në këtë përzgjedhje nuk mund të mungojë kënga nostalgjike “Girl from Ipanema”, oda universale e rinisë. Ajo është më shumë se një himn për plazhin e mrekullueshëm të Rios. Në Ipanema dhe Leblon, lagjet më të mëdha të Rios, njerëzit janë më të bukur, uji më i pastër dhe restorantet më të mira.

Ndërsa në lagjen e Lapa-s dhe në qendrën historike ku gjenden lokalet për të kërcyer samba, jeta e natës është më e gjallë. Por Copacabana është ajo që ka më shumë karakter mes lagjeve që shtrihen përgjatë bregdetit.

Kamerierë me këmishë të bardhë

Hoteli “Capocabana Mar” është vetëm një bllok larg “Copacabana Palace” dhe plazhit. Pjesa më e madhe e klientëve përbëhet nga çifte të pasur prej Angolës, të cilët kanë ardhur për muaj mjalti apo njerëz në mesmoshë, nga qytete të tjera brenda vendit për të kaluar në Rio një fundjavë romantike.

Dhomat kanë një pamje dekadente, ndërsa në tarracën e hotelit gjendet një pishinë me pamje fantastike. Mes klientëve të zakonshëm të hotelit është një grua e moshuar trans që vjen në Rio shumë herë në vit.

Është e njohur aty, të gjithë kamerierët e hotelit e thërrasin në emër. Në një mënyrë apo në një tjetër seksi është prodhimi kryesor i Copacabana-s. Përreth ekzistojnë shumë farmaci që shesin Cialis dhe Viagra me çmim të ulët.

Në Copacabana bëhen paninet më të mira në të gjithë Rio de Zhaneiron. Më e famshmja është “Cervantes”, që qëndron hapur deri natën vonë, ku kamerierët, të veshur me xhaketa të bardha, janë të njëjtët prej shumë kohësh.

Janë krenarë që janë specialistë dhe që i përgatisin shumë shpejt paninet e mëdha, të mbushura me sallatë, proshutë dhe një fetë ananasi të freskët. Po ashtu shpërndajnë edhe shishet e birrës. Natën jashtë nga lokali sheh rrugës prostituta që presin të hipin nëpër makinat e ndryshme që kalojnë në ato anë.

Një ditë në Copacabana Beach
Kjo është edhe zona e parukerëve për qentë, një fenomen tipik i Copacabana-s, ku çdo aktivitet zhvillohet në rrugë: në vitrinat e dyqaneve mund të shohësh burra dhe gra të veshur me këmisha të bardha që krehin dhe lajnë qentë.

Drejt mbrëmjes, pak para se dielli të perëndojë dhe hija nis të bjerë, përgjatë bregut shfaqen “dog sitter”, shtëpiaket dhe gratë e moshuara. Secila prej tyre mban në krah ose për zinxhiri një krijesë të llastuar: terrier, pekinez, labrador. Pas perëndimit, njerëzit ulen në bar për të shijuar freskinë apo për të parë ndeshjet në televizorë me zërin e ngritur në kupë të qielli.
Një qytet i dominuar nga ritualet

Të dielave, kur rrugëve nuk ka trafik, njerëzit zbresin për të bërë plazh, për të marrë diell, për të bërë sërf apo luajtur volejboll. Përgjatë bregut sheh familje, çifte të dashuruarish, adoleshentë, turistë apo të moshuar që bëjnë joga të rrethuar nga një numër i madh shitësish ambulantë që ofrojnë CD pirate, varëse artizanale, arra kokosi, kostume banje.

Kjo është Copacabana, një vend ku banojnë njerëz të thjeshtë dhe përfitues. Në këtë kohë, kur shumë qytete po transformohen për t’i ngjarë, Rio ngelet eklektik dhe kaotik. Jo më kot “Forbes” i vitit të kaluar e cilësoi Rio de Zhaneiron si qytetin më të lumtur në botë.

Një ditë në Copacabana Beach
Rio, perceptimi i njerëzve për qytetin brazilian, është ai i argëtimit, plazheve, adrenalinës, seksit dhe lirisë. Kjo është më se e vërtetë po të marrim parasysh edhe karnavalet që zhvillohen çdo vit aty. Të jetosh në Rio dhe të shijosh mrekullinë e Copacabana-s është një mrekulli më vete.

Një nga miqtë më të vjetër të Biggs, Stan, vajti menjëherë pas tij në Rio dhe nuk iku më që aty. Tani jeton në një apartament të Copacabana-s bashkë me gruan e tij portugeze, një ish-stjuardesë. Ai është përshtatur më së miri me një qytet që dominohet nga ritualet: thuajse çdo ditë ai dhe gruaja e tij drekojnë në të njëjtin restorant, “Kilo”, i cili është pjesë zinxhiri i lokaleve ku ushqimi paguhet në bazë të peshës. Vetëm këtu mund të gjesh të tilla gjëra.

Pastaj shoqëron gruan në shtëpi dhe takon miqtë në baret që gjenden buzë detit për të pirë ndonjë shishe birrë. Shpesh i dëgjon teksa flasin për Ronnie dhe problemet e tij me drejtësinë (kur u rikthye në Britaninë e Madhe në vitin 2001 Biggs u arrestua, por vitin e kaluar e lanë të lirë për problemet me shëndetin).

Gabimi i tij, kujtojnë, ishte që kërkoi famë dhe u tall me drejtësinë britanike gjatë viteve të tij në Rio. Në mbrëmje prostitutat kanë dalë sërish për të nisur punën e tyre. Dielli sapo ka dhënë përshëndetjen e fundit. Dallgët përplasen pa bërë zë në det. Edhe pse ka rënë nata, gjithçka shkëlqen. (shqip)
Një ditë në Copacabana Beach
Një ditë në Copacabana Beach

Publikuar: 25.06.2010 | 08:53
Lexuar: 6052 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
gramoz (26/06/2010 06:18:48) ju deshiroj pun te bar kam deshir qe te jem edhe un ne mesin e juajve
liliana (10/06/2012 07:06:20) qenke semur gramoz...shiko ketoj ndonje gje se ata jan te ndasluara.....hahahahaaaa

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime