E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtoresha e QIK-ut Sermine Purrini theksoi se Festivali i respekton zakonet dhe frymën e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.


Кoncerte të shumta, performansa, shfaqe folklorike, poezi, koloni të artit dhe prezantime të artizanateve do të ofrojë manifestimi i 9-të "Tingujt e Çarshisë", që do të mbahet nesër dhe pasnesër.

Qyteti i Shkupit dhe Qendra Informative Kulturore në Shkup (QIK Shkup) janë sponsorët dhe organizatorët e manifestimit, ndërsa në realizim janë përfshirë komuna e Çairit dhe Telekomi i Maqedonisë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski në konferencën e sotme për shtypi njoftoi se e mbështet manifestimin me 700 mijë denarë. Ai shtoi se festivali kontribuon në ringjalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit nga një këndvështrim kulturor dhe i ftoi shkupjanët të kënaqen në program.

Drejtoresha e QIK-ut Sermine Purrini theksoi se Festivali i respekton zakonet dhe frymën e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

"Rrugët e ngushta të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, më 22 dhe 23 shtator do të jenë nikoqir të një numri të madh të artistëve, të cilët do t'i argëtojnë qytetarët e Shkupit", tha Purrini.

Festivali do të fillojë me koncertin e Shpend Latifit dhe Sllatkaristikës në Sheshin "Filipi i Dytë" në orën 21. Më 23 shtator në orën 12 në platon para Universitit të Shtulit do të ketë shfaqe Aqua Dance, ndërsa nga ora 13 do të mbajë shfaqe Ansambli i këngëve tradicionale maqedonase dhe valleve "Serenada" nga Vinica. Në sheshin "Skenderbeu" do të ketë koloni arti, ndërsa do të shfaqen Sarah Osmani me një grup të artistëve të rinj që luajnë instrumente klasike, do të ketë shfaqje të disa shoqatave kulturore artistike dhe do të ketë mbrëmje letrare. Nga ora 20 deri në mesnatë në Kurshumli An do të argëtojnë Shkurte Fejza dhe Agim bend, Adrian Gaxha, Floriani, Lindoni, Ledri dhe Era Istrefi.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti i rikujtoi projektet që deri tani janë realizuar në Çarshi, si ndriçimi, mundësimi i lëvizjes vetëm të këmbësorëve, orare të zgjatura për dyqane...
Tingujt e Çarshisë më 22 dhe 23 shtator
Tingujt e Çarshisë më 22 dhe 23 shtator

Publikuar: 21.09.2015 | 14:19
Lexuar: 762 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime