E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në sheshin "Skenderbeu" do të ketë koloni arti, ndërsa do të shfaqen Sarah Osmani me një grup të artistëve të rinj që luajnë instrumente klasike, do të ketë shfaqje të disa shoqatave kulturore artistike dhe do të ketë mbrëmje letrare. Nga ora 20 deri në mesnatë në Kurshumli An do të argëtojnë Shkurte Fejza dhe Agim bend, Adrian Gaxha, Floriani, Lindoni, Ledri dhe Era Istrefi.
Fillon manifestimi Tingujt e Çarshisë
Кoncerte të shumta, performansa, shfaqe folklorike, poezi, koloni të artit dhe prezantime të artizanateve do të ofrojë manifestimi i 9-të "Tingujt e Çarshisë", që do të mbahet sot dhe nesër.

Festivali do të fillojë sonte në ora 21 me koncertin e Shpend Latifit dhe Sllatkaristikës në Sheshin "Filipi i Dytë" në orën 21. Më 23 shtator në orën 12 në platon para Universitetit të Shtulit do të ketë shfaqe Aqua Dance, ndërsa nga ora 13 do të mbajë shfaqe Ansambli i këngëve tradicionale maqedonase dhe valleve "Serenada" nga Vinica. Në sheshin "Skenderbeu" do të ketë koloni arti, ndërsa do të shfaqen Sarah Osmani me një grup të artistëve të rinj që luajnë instrumente klasike, do të ketë shfaqje të disa shoqatave kulturore artistike dhe do të ketë mbrëmje letrare. Nga ora 20 deri në mesnatë në Kurshumli An do të argëtojnë Shkurte Fejza dhe Agim bend, Adrian Gaxha, Floriani, Lindoni, Ledri dhe Era Istrefi.

Qyteti i Shkupit dhe Qendra Informative Kulturore në Shkup (QIK Shkup) janë sponsorët dhe organizatorët e manifestimit, ndërsa në realizim janë përfshirë komuna e Çairit dhe Telekomi i Maqedonisë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski vlerëson se festivali kontribuon në ringjalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit nga një këndvështrim kulturor dhe i ftoi shkupjanët të kënaqen në program.

Publikuar: 22.09.2015 | 10:13
Lexuar: 646 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime