E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizimi i suksesshëm i këtyre projekteve paraqet kusht për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm dhe sigurimin e mjeteve për realizimin e sistemit të integruar të menaxhimit me mbeturina në këto dy rajone.
Vazhdojnë aktivitetet pët zgjidhjen e gjendjes me mbeturinat në Republikën e Maqedonisë


(21.09.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot, në ambientet e Qendrës informative të BE-së në Shkup, mbajti një takim pune me kryetarët e komunave të rajonit planor Lindor dhe Verilindor lidhur me menaxhimin e mbeturinave në rajonet përkatëse.

Në takim u prezentuan implikimet financiare për aktivitetet e parapara në dokumentet e përgatitura dhe u hap diskutim për aktivitetet e rrjedhëse dhe të ardhshme nga sfera e menaxhimit me mbeturina në rajonet përkatëse, me qëllim të informimit të publikut të interesuar për realizimin e projekteve IPA: “Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe të tenderit për mbylljen e deponive të egra në rajonin Lindor dhe Verilindor “ dhe “Përgatitja e specifikimeve teknike për blerjen e pajisjes për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në rajonin Lindor dhe Verilindor”.

Мinistri Izairi në kontinuitet vazhdon të mbajë takime me të gjithë kryetarët e komunave të rajoneve planore, duke i organizuar të gjitha aktivitetet e nevojshme për realizimin e projekteve IPA që kanë të bëjnë me zgjidhjen e gjendjes me mbeturinat në Republikën e Maqedonisë dhe ndërtimin e deponive rajonale në të gjitha gjashtë rajonet planore.

Për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizimi i suksesshëm i këtyre projekteve paraqet kusht për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm dhe sigurimin e mjeteve për realizimin e sistemit të integruar të menaxhimit me mbeturina në këto dy rajone.
Vazhdojnë aktivitetet pët zgjidhjen e gjendjes me mbeturinat në Republikën e Maqedonisë
Vazhdojnë aktivitetet pët zgjidhjen e gjendjes me mbeturinat në Republikën e Maqedonisë
Vazhdojnë aktivitetet pët zgjidhjen e gjendjes me mbeturinat në Republikën e Maqedonisë

Publikuar: 22.09.2015 | 12:35
Lexuar: 542 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime