E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“ Gruevski në emër të kryetarit Ivanov shkoi në Kuvendin vjetor të OKB-së në Nju Jork. Në emër të presidentit Ivanov ai po jep dekorata.
Spasov: Gruevski presidentin Ivanov po e shumëzon me zero
Gjorgji Spasov në profilin e tij në Facebook komentoi shkuarjen e Nikolla Gruevskit në Kuvendin vjetor të OKB-së dhe dhënien e dekoratës në emër të presidentit Ivanov, ish presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bush, transmeton zhurnal.mk


“ Gruevski në emër të kryetarit Ivanov shkoi në Kuvendin vjetor të OKB-së në Nju Jork. Në emër të presidentit Ivanov ai po jep dekorata.

U falënderua që SHBA-të e kanë njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, kur ajo arriti si përkrahje për tentimet për implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në kohën kur Gruevski organizoi referendum kundër ndarjes së re territoriale të komunave.

Njeriu nuk ka turp.

E shkel Ivanovin sa herë do dhe qysh do.

Po e shumëzon me zero.

Në anën tjetër Ivanovi as që po heton.

Po qëndron në shtëpi dhe po sheh në TV se çka po bën në emër të kryetarit, kryeministri në ikje, të cilit në kokë po i qëndron prokurori special. “, shkroi Spasov, transmeton zhurnal.mk

Publikuar: 27.09.2015 | 21:50
Lexuar: 437 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime