E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Media të tilla si ‘La Repubblica’, Affaritaliani.it, swissinfo.ch, ‘Wyborcza’, ‘Rai News’ dhe ‘Daily Mail’ kanë publikuar listat me kandidatët e mundshëm.
Kadare përsëri kandidat për çmimin Nobel, ja kush janë konkurrentët
Ismail Kadare edhe këtë vit është në mesin e pretendentëve kryesor për çmimin Nobel. Shkrimtari i lindur në Gjirokastër nuk mungon në asnjë listë të agjencive të ndryshme që bëjnë parashikimet e tyre për kandidatët.

Media të tilla si ‘La Repubblica’, Affaritaliani.it, swissinfo.ch, ‘Wyborcza’, ‘Rai News’ dhe ‘Daily Mail’ kanë publikuar listat me kandidatët e mundshëm.

Prej më shumë se dyzet vjetësh, emri i Kadaresë ka qenë në listën e pretendentëve. Shpeshherë, edhe në listën e shkurtër. Vetë prania në këtë listë të përvitshme është një vlerësim i madh për çdo shkrimtar.

Përveç Kadaresë në këtë listë janë edhe shkrimtarja bjelloruse Svetlana Alexievich, autori kenian Ngugi wa Thiong'o, romancieri nga ShBA Joyce Carol, poeti koreano-jugor Ko Un, poeti sirian Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami si dhe autori hungarez Peter Nadas. Këtë vit iu shtua listës së pretendentëve edhe Ursula Le Guin, shkrimtare e letërsisë shkencore nga SHBA. Sipas shumë kritikëve, ajo mund të jetë edhe laureate. Do të ishte e para nobeliste e këtij zhanri.

Shkrimtarët amerikanë kanë mbi 20 vjet që nuk e marrin Nobelin. Toni Morrison ishte shkrimtarja amerikane që e fitoi Nobelin më 1993.

Vitin e kaluar Nobelin e fitoi Patrick Modiano i Francës.

Laureatët e Nobelit të këtij viti do të marrin tetë milion korona suedeze (rreth $950000 ose 855,000 euro)/Onufri/

Publikuar: 02.10.2015 | 23:39
Lexuar: 656 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime