E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Herën e kaluar së bashku me Rilindin ishim në Kuba dhe isha unë ajo që zgjodha destinacionin. Këtë herë Rilindi do zgjedhë vendin e pushimit, por sigurisht që do jetë ndonjë vend egzotik. Ka gjasa të jetë Bora Bora, por kudo që të jetë do të shkojmë diku nga fundi i verës për shkak se jam duke punuar në disa projekte të reja muzikore
Tuna Sejdiu: “Gati për pushime në Bora Bora”
















Blerand Rexhepi

Pop këngëtarja Tuna Sejdiu akoma nuk ka mundur të mendojë në qetësi për realizimin e muajt të mjaltit. Menjëherë pas dasmës ajo është shpërngulur në Prishtinë dhe jeton me bashkëshortin atje.

Për shkak të obligimeve të shumta që kanë të dy si çift, e kanë të pamundur të realizojnë pak pushim. Këngëtarja i ka përgënjeshtruar fjalët për ndonjë shtatzani të mundshme dhe paralajmëron projekte të reja muzikore.

“Akoma jam në një periudhë që po e marr veten në ambientin dhe jetën e re, kështu që pak jam nostalgjike sepse më mungon shoqëria dhe familjarët. Është normale, e kam disi të vështirë.

Muaji i mjaltit ishte dëshirë e madhe e imja dhe nëse na konçidojnë datat, sigurisht që do të shkojmë së bashku për disa javë pushime me Rilindin.

Do bashkojmë muajn e mjaltit me pushimin veror. Herën e kaluar së bashku me Rilindin ishim në Kuba dhe isha unë ajo që zgjodha destinacionin. Këtë herë Rilindi do zgjedhë vendin e pushimit, por sigurisht që do jetë ndonjë vend egzotik.

Tuna Sejdiu

Ka gjasa të jetë Bora Bora, por kudo që të jetë do të shkojmë diku nga fundi i verës për shkak se jam duke punuar në disa projekte të reja muzikore.

Bashkëshorti im është ai që më përkrah gjithmonë, edhe pse nuk është adhurues i kamerave dhe jetës publike, gjë që më duhet ta pranoj dhe jam krenare për thjeshtësinë e tij”, tregon Tuna e cila këto ditë ishte për një pushim të shkurtër në Shkup, duke u bërë vizitë familjarëve të saj.

Më herët dolën fjalët se këngëtarja është shtatzënë, ndërsa ne kontaktuam zëdhënësin e saj i cili hodhi poshtë këto fjalë: “Nuk e di nga ju erdhi kjo ide që Tuna është shtatzënë.

Këtë gjë mund ta vërtetoni thjesht në bazë të fizikut të këngëtares”. Kurse disa ditë më vonë kontaktuam edhe bashkëshortin Rilindin i cili theksoi se: “Nëse kishte qenë e vërtetë besomë që nuk kishte pasë arsye me e fsheh”.

Në anën tjetër edhe vetë këngëtarja mohon një gjë të tillë. “Nuk jam shtatzënë po sigurisht që nuk do ta fshehim nga publiku ditën kur do të ndodhë”, thekson më tej këngëtarja.

Publikuar: 28.06.2010 | 09:15
Lexuar: 4705 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
loqkomanja (16/10/2014 14:54:24) wawawawawaw tuna mmv

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime