E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

30-vjecari e kishte të vështirë të nxirrte nga goja fjalët e duhura pas triumfit në Cmimin e Madh të Amerikës.
Hamilton kampion: Jam njeriu më i lumtur
Titulli i dytë radhazi dhe i treti në karrierë për ngasësin britanik në Formula 1.

Në Austin Lewis Hamilton fitoi një tjetër kampionat Botëror në Formula 1 duke u rikonfirmuar si njeriu i momentit në këtë sport. Një sukses që britaniku nuk kërkon ta mbajë të gjithin për vete, pasi sipas Hamilton meritat për fitimin e titullit të dytë radhazi nuk i ka vetëm ai por edhe skuadra Mercedes. 30-vjecari e kishte të vështirë të nxirrte nga goja fjalët e duhura pas triumfit në Cmimin e Madh të Amerikës.

” Shpresoj ti kem dëfryer të gjithë me një spektakël të bukur. Nuk po arrij të shprej dot atë që ndiej, dua të falenderoj skuadrën për të gjitha ato që ka bërë për mua, por edhe familjen time. Jam pothuasje i tronditur e kam të vështirë të gjej fjalët. Po mendoj dhe po më kujtohet momenti kur fitova kampionatin e parë, po kthehesha në shëpi me babain tim dhe po këndonim, Jemi kampionë, ndërsa tashmë kam fituar titullin tim të tretë dhe për gjithcka kam arritur i detyrohem babait tim dhe familjes time që kanë sakrifikuar gjithcka që unë të isha këtu ku jam sot”.

Më pas Hamilton dha një mesazh për të gjithë pilotët e rinj që janë në hapat e parë të karrierës së tyre.

” Mesazhi më i rëndësishëm që kam për tu dhënë të gjithë atyre pilotëve që janë në fillimet e karrierës së tyre është se kurrë nuk duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe aspiratat e tyre. Në Austin pata jo pak vështirësi për të arritur te fitorja por unë në asnjë moment nuk kam menduar se nuk mund tia dilja dhe gjithmonë kam shtyrë për të arritur në këtë pikë”.

Shumë i lumtur për këtë sukses të Hamilton u shfaq edhe drejtuesi i skuadrës Mercedes Totto Wolff, i cili deklaroi se është dicka shumë e bukur të fitosh një tjetër kampionat.

Publikuar: 26.10.2015 | 13:15
Lexuar: 403 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime