E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas intonimit të himnit kombëtar me atë rast presidenti Erdoğan vendosi kurora lulesh në mauzoleun e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk.
Turqia sot feston 92-vjetorin e shpalljes së Republikës









Turqia sot feston 92-vjetorin e shpalljes së Republikës, dhe me atë rast në mbarë vendin si dhe në Republikën Turke të Qipros Veriore do të mbahen ceremonitë komemorative, raporton Anadolu Agency.

Manifestimi filloi me vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Anitkabir në Ankara, në mauzoleun e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk.

Përvjetori i themelimit të Republikës së Turqisë do të shënohet edhe me organizimin e pritjeve solemne në ambasadat e këtij vendi në rajonin e Ballkanit.

Pas intonimit të himnit kombëtar me atë rast presidenti Erdoğan vendosi kurora lulesh në mauzoleun e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk.

Në ceremoninë solemne morën pjesë edhe kreu i Parlamentit të Turqisë, Ismet Yilmat, kryeministri Ahmet Davutoglu si dhe krerët e institucioneve të shumta të këtij vendi.

Manifestimi i shënimit të Ditës së Republikës do të vazhdojë me festimet e ndryshme.

Turqia është republikë demokrate, laike, unitare, kushtetuese ndërsa sistemin e saj politik e themeloi Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1923.

Publikuar: 29.10.2015 | 13:22
Lexuar: 395 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime