E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas tij ka rritje të punësimeve te pothuajse të gjitha kompanitë vendore të cilat bashkëpunojnë me investitorët në zonat zhvillimore teknologjike industriale dhe në zonat industriale nëpër shtet.
Mbi 500 kompani vendore bashkëpunojnë me investitorë të huaj










Mbi 500 kompani të Maqedonisë kanë bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe përfitim nga kapacitetet e hapura prodhuese të investitorëve të huaj, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski në seancën e sotme kuvendore për pyetje të deputetëve.

Qarkullimi i kompanive të Maqedonisë nga bashkëpunimi me investitorët e huaj në zonat, informon zëvendëskryeministri, deri më tani arrin 50 milionë euro. Në bashkëpunim vetëm me kompanitë e huaja të cilat gjenden në zonat e lira ekonomike këtë vit vlera e përgjithshme e transaksioneve arrin 24 milionë euro. tha Peshevski.

Sipas tij ka rritje të punësimeve te pothuajse të gjitha kompanitë vendore të cilat bashkëpunojnë me investitorët në zonat zhvillimore teknologjike industriale dhe në zonat industriale nëpër shtet. Ka raste, siç tha, kur janë hapur kompani plotësisht të reja për t'u dhënë shërbime kompanive në zonat, për furnizim me ushqim, për higjienë, në ndërtim të objekteve industriale...

Një pjesë e strategjisë së vendosur të Qeverisë është që të sillen sa më shumë kompani nga aktivitetet e punës intensive, por, siç tha, gradualisht me kalimin e kohës ndryshon edhe profili i kompanive ndaj të cilave jemi të gatshëm të japim ndihmë pak më intensive. Kështu vihet deri në efektet shtesë ekonomike, gjegjësisht bashkëpunimi intensiv me kompanitë vendore dhe transfer i teknologjive dhe njohurive të reja në Maqedoni.

Duke e theksuar investimin e "Markart"-it gjerman, ku punohet me teknologjinë e fundit për mekatronikë, theksoi se për këtë teknologji kërkohen kuadro të veçantë arsimor.

Në fazë përgatitore, siç informoi, është projekti në bashkëpunim me Bankën Botërore, për ndërtimin e serisë së politikave dhe masave, me qëllim që edhe më shumë t'iu ndihmohet kompanive vendore që të bëhen furnizues të kompanive nga zonat dhe kjo të jetë bazë për ekspansionin e tyre të mëtutjeshëm dhe dalje na Maqedonia.

"Në fund të vitit 2005 numri i përgjithshëm i personave të cilët kanë pasur punë është 540.000, ndërsa në fund të tremujorit të dytë të këtij viti 700.000 persona, Për 10 vite jo të plota ka rritje të punonjësve për 155.000 persona", tha Peshevski.

Publikuar: 29.10.2015 | 17:10
Lexuar: 2049 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime