E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo u theksua sot me rastin e Ditës botërore të kursimit - 31 tetorit, i cili për 17-vjet e shënon Shoqata e bankierisë në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Bankat stabile - kursimi rritet, por më pak se vitin e kaluar








Sektori bankar në Maqedoni është stabil. Potenciali depozitar i bankave është 4,7 milionë euro dhe ai vazhdimisht rritet. Rritja në shtator në nivel vjetor është 6 për qind, por megjithatë kursimet veçanërisht të popullatës janë zvogëluar nën ndikimin e dy goditjeve të aspektit politik gjatë këtij viti.

Kjo u theksua sot me rastin e Ditës botërore të kursimit - 31 tetorit, i cili për 17-vjet e shënon Shoqata e bankierisë në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

"Kursimi është shtylla kryesore e stabilitetit të sistemit financiar dhe të gjithë ne bashkërisht Qeveria, Banka Popullore dhe bankierët jemi të obliguar të mbajmë kushte të cilat do të mundësojnë që kursimi të rritet си edhe stabiliteti dhe siguria në kursimin e qytetarëve të rritet nga viti në vit. Kjo mund të ndodh vetëm nëse secili në pjesën e tij ka kushte të mira„, porositi zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.

Shtoi se rritja e potencialit depozitar është 6 për qind në nivel vjetor dhe se te kompanitë kjo rritje është pothuajse 7 për qind, gjë që konfirmon se sektori korporativ qëndron mirë financiarisht.

Sipas tij, mirë është që te depozitat në denarë ka rritje të vazhdueshme e cila është 8,5 për qind dhe që tregon se është e madhe siguria dhe stabiliteti dhe besimi në valutën vendore pavarësisht të gjitha ngjarjeve politike dhe se qytetarët kanë shprehur shkallë të lartë të besimit në valutën vendore.

Depozitat në denarë, sipas të dhënave të cilat i prezenton janë 56 për qind të depozitave të përgjithshme dhe në këtë pjesë Maqedonia është shembull i mirë në rajon duke i pasur parasysh gjendjet në ekonominë evropiane dhe ngjarjet në Greqi, që, siç theksoi Stavreski, tregon se bashkërisht me politika prudente dhe aktivitete të koordinuara të të gjithë faktorëve mund të arrihen rezultate të mira.

Kreditë, siç tha, shënojnë rritje prej 9,1 për qind, me ç'rast te popullsia kjo për qindje është 12,7, ndërsa te ndërmarrjet 6,8 për qind.

Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov theksoi se sektori bankar e ruajti stabilitetin, por ndodhën dy goditje të cilat ndikuan në besimin që shihet në të dhënat.

Dita botërore e kursimit në Republikën e Maqedonisë shënohet nga viti 1999. (MIA)

Publikuar: 30.10.2015 | 16:40
Lexuar: 2149 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime